Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

22 milion euro në “xhepin” e Salillarit! Punonjësit e ARRSH enden burgjeve, ndërtuesi shijon milionat!

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
22 milion euro në “xhepin” e Salillarit! Punonjësit e ARRSH enden burgjeve, ndërtuesi shijon milionat!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të enjten më 19 qershor përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të gjashtë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, të akuzuar për shkelje të barazisë në tenderin për Lotin 1 të Unazës së Re, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë, pa TVSH. Sipas SPAK, zyrtarët kanë shkelur ligjin në tenderin me vlerë 22 mln euro për “Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, tender i fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: Salillari SHPK– Bajrami N. SHPK.

Organi i akuzës i akuzon 6 zyrtarët se gjatë procedurës tenderuese kanë favorizuar kompaninë ‘Salillari’ të Pëllumb Salillarit për të fituar tenderin, edhe pse nuk kishte ofertën më të mirë. Të gjithë operatorët konkurrues u përjashtuan nga kjo procedurë, përfshirë edhe atë me ofertën me vlerën më të ulët.

Të pandehur janë marrë Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erion Zemenaj dhe Admir Pahumi, që janë marrë përgjegjës për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Sipas SPAK, hetimi bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1, me fond limit 2 miliardë e 250 milionë lekë pa TVSH, i vitit 2019. Hetimi është ndarë nga një procedim tjetër i regjistruar pranë SPAK në vitin 2022.

“Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit”, citohet në vendim.

Tenderi i parë për ndërtimin e këtij aksi të Unazës së Re, me fond limit po prej 2.25 miliardë lekësh, u hap në shtator 2018 dhe u fitua nga kompania DH Albania, një kompani fantazmë.
Pasi në emisionin TPZ u publikuan të dhëna që tregonin se kompania ishte me të vërtetë fantazmë dhe se ajo kishte furnizuar në ARRSH një tufë me dokumente të falsifikuara, u nis hetimi. ARRSH pranoi atëherë se dokumentet ishin të falsifikuara dhe vendosi të rihapë tenderin, që dështoi disa herë të shpallte fitues bashkimin e operatorëve Salillari shpk dhe Bajrami N shpk. Gjatë procesit të prokurimit, u skualifikuan të gjithë operatorët e tjerë konkurrues, përveç fituesit.

Hetimi i mëparshëm për këtë aferë i kryer nga Prokuroria e Tiranës ngriti akuzë vetëm 28-vjeçarin Avdjol Dobi, administrator i kompanisë DH Albania për falsifikim në përfitimin e dy tenderave me vlerë totale 3.4 miliardë lekë. Dobi u dënua me 6 muaj burg, ndërkohë që prokuroria pushoi hetimet për zyrtarët e ARRSH, OST dhe Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë./Replike.al

Tags: ARRSH\Salillarispak
Previous Post

Sot provimi i parë i minimaturës, 28 mijë nxënës i nënshtrohen testimit në gjuhën shqipe

Next Post

Rinumërimi i votave, anëtari i KAS: Janë numëruar më pak se 10% të kutive, disa kandidatë kanë fletë të pa merituara

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

Britania ngre alarmin: Shqiptarët po drejtojnë bandat nga qelitë

July 21, 2026
PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al