Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ja si u bë deputete Xhenis Çela, vila e Enverit në Velipojë i jepet Agron Çelës pas zgjedhjeve dhe dosjet i mbyllen

Editor by Editor
June 18, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Ja si u bë deputete Xhenis Çela, vila e Enverit në Velipojë i jepet Agron Çelës pas zgjedhjeve dhe dosjet i mbyllen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në 11 maj u zgjodh deputete e PS-së në Shkodër (nga listat e mbyllura) në 10 qershor fitoi vilën e Enver Hoxhës në Velipojë! Çfarë fati për vajzën nga Shkodra! Partia ka nevojë për fytyra të reja që fsheh kalbësinë politike, familja Çela kërkon të kurojë dhe pastrojë pasurinë e bërë me korrupsion. Në historinë më poshtë do të përmendim fjalët konkurs dhe zgjedhje thjesht për të treguar proceset administrative, që nuk kanë lidhje as me këtë vajzë, as me me të vërtetën që fshihet pas emrit të saj.

Konkursi 

Ky dokument i datës 10 qershor 2015 është vendimi i Korporatës së Investimeve Strategjike, që i jep Vilën e Enver Hoxhës në Velipojë kompanisë “Xhenis-SH”, që mban emrin e deputetes së PS, Xhenis Çela, e regjistruar në emër të nënës së saj, Belma Çela, gruas së ish-deputetit të PS, Agron Çela.

Firma “Xhenis-SH” shpallet fituese ndaj dy operatorëve të tjerë dhe do të privatizojë Vilën në Velipojë, në vend të së cilës do të ngrejë një hotel me 5 yje.

Sipas kontratës, shteti do të marrë 1.5 milionë lekë qira në muaj nga të ardhurat e hotelit.

Më 4 qershor 2025, Konkursi Ndërkombëtar për Idetë e Projekteve – Hospitality Albania ka përfunduar me shpalljen e skuadrave fituese të cilat do të marrin përsipër transformimin e dy pronave ikonë në pronësi shtetërore: Vila Vlorë dhe Vila Velipojë. Elira Kokona, Drejtoresha e Korporatës së Investimeve Shqiptare, theksoi: “Përmes kësaj nisme synohet krijimi i një precedenti për zhvillimin e qëndrueshëm dhe efikas të pronave shtetërore”.

Ndërsa Kryeministri Edi Rama shtoi: “Ne po zhvillojmë një infrastrukturë të re financiare për shtetin, duke u bazuar tek modelet më të mira në Europë, për të marrë të ardhura të mëdha, të cilat do të vihen në dispozicion të interesit publik”.

Për Vilën në Velipojë u shpall fituese skuadra Xhenis-Sh LLC, Saunders Architecture, Smart Studio, Vogt, Adnan Kastrati, Melia Hotel International.

Kjo është një pronë e stërmadhe me sipërfaqe 8.100 m2 në Velipojë, e cila do të shndërrohet në një hotel butik.

Më herët, në datën 20 janar 2025, Korporata e Investimeve Shqiptare hapi procedurën konkurruese “për rikonceptimin e rezidencave qeveritare në struktura akomodimi elitar, Vila Velipojë”.

“Këto struktura, shpesh të vendosura në lokalitete të izoluara dhe të mbështjella nga peizazhe natyrore mbresëlënëse, janë ndërtuar kryesisht gjatë periudhës së komunizmit dhe shërbyen si rezidenca për liderët politikë dhe personalitetet e tjera të larta të regjimit” thuhet në dokumentet e projektit.

Si u krijua dinastia politike e Agron Çelës

Agron Çelën e futi në politikë Ilir Meta, pasi kishin bërë bashkë biznes me lekët e CEZ. Në vitin 2013, 2017 dhe 2021 Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare nën siglën e LSI.

Në qershor 2022  ka qarkulluar një foto e Çelës me drejtuesen e PS në Shkodër në atë kohë, Elisa Spiropalin dhe Benet Becin.

Kjo ishte “tradhtia” e Agron Çelës ndaj Ilir Metës duke u bashkuar me Edi Ramën.

Më pas Çela do të pozonte edhe me Edi Ramën para zgjedhjeve të 11 majit, ku duhet të jetë bidseduar për të futur të bijën në listat e mbyllura të PS për kadidatët për deputetë.

Afera që e lidhi Agron Çela me Ilir Metën

Para se të futej në politikë Agron Çela ka drejtuar kompaninë e vet “Xhenis-SH” dhe ka qenë president i klubit të futbollit “Vllzania”. Në këto vite u njoh edhe me Ilir Metën. Kompania e tij “Xhenis-SH” ka përfituar në mënyrë të paligjshme rreth 170 mijë euro nga kompania DIA, e cila me ndërhyrjen e Metës mblidhte borxhet e CEZ.

Më 14 nëntor 2023, Çela u mor në pyetje për 2 orë në SPAK për këtë çështje.

Sipas dosjes së SPAK, Çela është marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje, madje se nuk ka dëgjuar kurrë për shoqërinë “B.T.T. (Ballkan. Trafo. Tanzit) SHPK”. Madje shton se as Shpëtim Shehun nuk e kishte dëgjuar kurrë si emër. Edhe pse kompania e tij ka përfituar nga shoqëria DIA shumën prej 16.800.000 lekë. Hetimi i SPAK ka provuar se kjo shumë ka patur si përfitues fundor shoqërinë “Xhenis” sh.p.k., me ortak shtetasin Agron Çela, i cili në vitin 2013 zgjidhet deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë si përfaqësues i Partisë “Lëvizja Socialiste për Integrim”.

Vetë deputeti pretendon se nuk ka marrë asnjë pagesë nga DIA.

“Kastriot Ismailajn e ka njohur në rrethana kur vetë Agroni ishte president i Klubit të Futbollit të Vllaznisë dhe Kastrioti ishte shumë tifoz me skuadrën. Sikurse me çdo tifoz tjetër të skuadrës, është takuar edhe me Kastriotin në këto rrethana. Nuk ka patur asnjë lloj shoqërie apo lidhje tjetër me Kastriotin. Me sa i kujtohej, me Kastriotin nuk ka udhëtuar asnjëherë bashkë në ndonjë destinacion përveçse mundësisë që të kenë qëlluar në të njëjtin fluturim pasi në atë kohë vetë ai (Agroni) udhëtonte shpesh, ose mundësisë së ndonjë udhëtimi në rastet e ndeshjeve që mund të ketë patur klubi i futbollit së Vllaznisë. I pyetur mbi njohjen me shtetasin Ilir Metaj, ka deklaruar se që nga viti 2013 ka krijuar miqësi me të dhe në vijim ka kandiduar me partinë LSI, për deputet. Ka marrëdhënie miqësore dhe shoqërore me të nga ajo kohë deri më sot. Ka deklaruar se që nga vitit 2013 është bërë anëtar i LSI, ka qënë drejtues politik i kësaj partie për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë financiarisht partinë LSI për Qarkun Shkodër. Nuk e ka financuar asnjëherë as partinë LSI,“-ka shpjeguar Agron Çela.

Ish-deputeti ka edhe një tjetër dosje penale të hapur nga Prokuroria e Shkodrës. Agron Çela futi në dorë dhe shkatërroi Kafen e Madhe në Shkodër kur ishte me Ilir Metën.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka kallëzuar përpara organit të akuzës, kompaninë në pronësi të Agron Çelës dhe bashkëshortes së tij, Belma Çela, për veprën penale “Shkatërrim i veprave kulturore”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 160 i Kodit Penal.

Gjatë kohës kur Çela ushtronte detyrën e deputetit, në vitin 2016, kompania “Xhenis-Sh” Shpk në pronësi të tij, fitoi me vendim të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve, rindërtimin e “Kafes së Madhe”, projektuar nga arkitekti Kolë Idromeno, objekti më i rëndësishëm i kategorisë 1 në Shkodër.

Në vitin 2021, nga inspektimet e KLSH rezultonte se objekti ishte shembur pjesërisht.

Në inspektimin e KLSH thuhet se subjekti “Xhenis–Sh” SHPK filloi punimet në shkelje të nenit 79 të ligjit për trashëgiminë kulturore dhe muzetë.

Në deklaratën e pasurisë të deputetit Agron Çela të vitit 2021, rezulton blerja e 768 metrave katrorë sipërfaqe truall si dhe ndërtesën e kafes së madhe në Shkodër, për 600 mijë euro.

Me shkresën nr. 144/4, prot., datë 28.05.2021 “Për marrjen e masave urgjente për pezullimin e menjëhershëm të punimeve në objektin “Kafja e Madhe Shkodër” i është kërkuar ish kryetares së bashkisë, Voltana Ademi të ndërpriten menjëherë punimet, por nuk është kthyer asnjë përgjigje nga kryebashkiakja, e cila ka qenë vetë në detyrë në momentin kur Çela ka zaptuar Kafen e Madhe.

Ndryshimi i drejtimit të bashkisë në vitin 2022, duket se ka sjellë përplasje mes Çelës dhe Bardh Spahisë, i cili nuk ka pranuar t’i dalë në mbrojtje deputetit të Metës, në çështjen që ka në prokurori.

Duke u mbështetur tek Rama, Agron Çela rriti influencat dhe mundi të ndikojë tek prokurorët e Shkodrës për të arkivuar dosjen penale të shkatërrimit të Kafes së Madhe, për interesa të biznesit të tij.

Kafja e Madhe është ideuar nga arkitekti Kolë Idromeno, ndërsa ndërtimi i filloi nga familja Ashik në vitin 1920.

Para se të quhej “Kafja e Madhe”, godina pati tre emra: Fillimisht quhej Kafe “Adriatik”. Më pas u quajt Kafe – Hotel “Park” dhe në fund “Grand Hotel Savoia”. Fasada e objektit është e stilit austro hungarez.

Ndërtesa ndahej në dy kate, ku i pari kishte kapacitet deri në 200 persona dhe 50 tavolina, ndërsa në  katin e dytë ishin 9 dhoma gjumi për turistët apo vizitorët. Në vitin 2007, Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve e shpalli “Monument Kulture të Kategorisë së Parë”.

Tani që me sa duket i ka mbyllur letrat me SPAK dhe mori çelësat e vilës së Enver Hoxhës si shpërblim për kontributin ndaj PS-së, Agron Çela ka marrë “pensionin” politik dhe ia ka dorëzuar stafetën të bijës, Xhenis Çelës. Të thoshin se këtu ka “konflikt interesi”, do të ishte e butë, po ashtu “mashtrim” me faturat e CEZ duket diçka që vetëm prokurorët e dinë. Kjo histori është korrupsion i pastër politik!

/Gijotina.com/

Tags: Agron Celapsvelipojevila e EnveritXhenis Çelazgjedhjet parlamentare 2025
Previous Post

Vrasja e 19-vjeçarit Grei Bihuci në Fier, prokuroria kërkon 37 vite e 6 muaj burg për autorët

Next Post

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri i njohur shqiptar

Next Post
Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri i njohur shqiptar

Ndërron jetë ish-futbollisti dhe trajneri i njohur shqiptar

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

by Editor
June 5, 2025
0

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me...

Read moreDetails
Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

Emri/ Kapet me armë dhe kokainë i forti tjetër i Myslym Shyrit

June 14, 2025
Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

Tjetër SKANDAL! Avion me probleme teknike, Wizz Air mban “peng” 30 orë pasagjerët

June 14, 2025
Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

Të shtënat me armë zjarri në Tiranë, krye-menaxheri i lloto-ve Lendi Palaj i përfshirë në sherrin e dhunshëm; policia fsheh ngjarjen

June 12, 2025
Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

Kush i mori lejet e kullave në Tiranë? Ja skema “Oktapod” e Samir Manes me firma fantazmë me bilance negative

June 16, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

Gazeta italiane: Ferri në kampin e Gjadrit, 45 tentativa plagosjesh dhe protesta të dhunshme

June 18, 2025
U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

U zhyt në lumë për t’i shpëtuar nga mbytja, shqiptari bën tatuazh fytyrat e dy fëmijëve të ndjerë

June 18, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al