Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Agolli i fshin të gjitha ofertat për Përparim Cenën, 464 MLN lekë pika panoramike në Kaninë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Agolli i fshin të gjitha ofertat për Përparim Cenën, 464 MLN lekë pika panoramike në Kaninë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qysh kur e thirrën në SPAK për hetimet ndaj tij për korrupsion, Dritan Agolli e llogarit çdo tender si të fundit që po firmos. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit tashmë nuk pyet më për ligjin e prokurimit, por vulos vetëm sipas interesit të vet. Së fundmi, biznesmeni Përparim Cena që kishte ofertën më të shtrenjtë, mori më 29 maj 2025, nga Dritan Agolli, kontratën 464 milionë lekë për të rregulluar panoramën e unazës së Vlorës.

Tender me risk të lartë korrupsioni

“Skualifikim i të gjithë operatoreve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”, kështu e ka klasifikuar kontratën Open Data Albania. Për shkeljet e kryera procedura e prokurimit është shënuar me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Tenderi ka emërtimin e gjatë: “Ndërhyrje për ngritjen e modeleve të qëndrueshme SMECO në zona urbane me potencial zhvillimi: Ndërhyrje për përmirësimin e aksesit turistik, pika panoramike (vieëpoint), përgjatë rrugës panoramike Kaninë – Vlorë, Bashkia Vlorë”. Ndërsa fondi limit i ndarë për këtë punë është 46,377,257 lekë pa TVSH.

Tenderi u autorizua nga Agolli në Agjencinë e Prokurimit Publik më 8 prill 2025 ndërsa afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 6 maj 2025.

“T & XH” sh.p.k me ofertë 60 milionë lekë më të shtrenjtë se të tjerët

Oferta fituese e prezantuar nga “T& XH” me pronar Përparim Cena, është 41,271,820 lekë pa TVSH. Ndërkohë, ofertat e skualifikuara nga komisioni i vlerësimit janë mesatarisht 60 milionë lekë më të ulëta.

Mes 14 ofertave, komisioni nuk ka marrw nw konsideratw ato mw ekonomiket. Kështu, operatori ekonomik “AVDULI” sh.p.k ka ofertën me vlerë 36,492,159 lekë pa tvsh.

“KEVIN CONSTRUKSION”sh.p.k propozon ta bëjë këtë punë me 36,405,067 lekë pa tvsh.

Po ashtu, “SENKA” sh.p.k, e kishte ofertën 38,493,660 lekë pa tvsh. Operatori ekonomik “EURONDERTIMI 2000” sh.p.k ofroi vlerën 38,493,660 lekë pa tvsh.

Kompania “2 N” sh.p.k kishte ofertën 36,271,850 lekë pa tvsh. Ndërkohë bashkimi i operatorëve “STE-LA 2000” sh.p.k & “MODESTE” sh.p.k ka propozimin 35,817,392.50 lekë pa tvsh.

Ka edhe propozime akoma më të ulëta si ky i kompanisë  “C O L O M B O” sh.p.k me vlerë 31,178,555 lekë pa tvsh.

Po ashtu, bashkimi i operatorëve “AHK-NY” sh.p.k & “MELA” sh.p.k & “B ’93” shpk ka ofruar ta bëjë punën me 31,219,115 lekë pa tvsh. Gjithashtu, bashkimi i operatorëve “O.B.KONSTRUKSION” sh.p.k & ”ALBA KONSTRUKSION” sh.p.k ka ofertë më të ulët, 38,899,210 lekë pa tvsh.

Në këto vlera qëndron edhe bashkimi i operatorëve “LABI” sh.p.k & “ASI-2A CO” sh.p.k, me shifrën 39,153,538 lekë pa tvsh.

Kurse operatori “FLED” sh.p.k ka bërë ofertën më të ulët, 31,598,640 lekë pa tvsh, e vlerësuar nga komisioni si “anomalisht e ulët”. Të gjitha ofertat e tjera nuk janë marrë parasysh, duke i skualifikuar për arsye të ndryshme.

Favorizimet e zyrtarëve për Përparim Cenën

Më 16 nëntor 2023, “T&XH” mori kontratën 3 vjeçare nga Drejtoria Rajonale e OSSH Vlorë me objekt “Ndërtimi i ndërtesës së re për Qendrën BACK-UP SCADA DCC-B”. Fondi limit për këtë prokurim ishte 33 970 534,00 lekë pa TVSH. Tenderi u përfitua me “Flamur të kuq”.

Sërish nga OSSH, më 6 nëntor 2023, Përparim Cena ka marrë kontratën me objekt “Fuqizimi i N/Stacionit 110/20kV Zogu i Zi (2×40) MVA” me vlerë 752 976 598,00 lekë. Tenderi është dhënë pa garë dhe për këtë fakt është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

Kjo është kontratë që mbyllet në dhjetor 2025. Pra, pa i mbaruar dy kontratat e mësipërme të dhëna nga drejtori i OSSH, Blendian Dalipi, kur është i dyshimtë kapaciteti saj teknik, kjo kompani merr kontratën tjetër tashmë nga FSHZH.

Një vit më vonë, Cena merr një tjetër llomkë të madhe. Këtë radhë është Blendi Gonxhe që e ka favorizuar përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara, që varet prej tij.

Objekti i Tenderit të dhënë më 26 nëntor 2024, është “Ndërtimi i Reparteve të praktikave profesionale, Shkolla e mesme profesionale e ndërtimit “Karl Gega”.

Fondi limit i kësaj kontrate 93 955 600,00 lekë dhe kohëzgjatja e punimeve është deri në dhjetor 2025. Edhe kjo kontratë u shënua me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

Drejtori i FSHZH nën hetim nga SPAK

Duke qenë klient i super tenderave, Përparim Cena, nuk e ka pasur të vështirë ta gjejë gjuhën me Dritan Agollin.

Kujtojmë se drejtori i FSHZH, Dritan Agolli, është shquar në listën e zyrtarëve të lartë që po heton SPAK për korrupsion.

Në dhjetor 2024, Agolli u thirr dy herë në SPAK. Kujtojmë që dy vite më parë, SPAK nisi hetimet për Dritan Agollin pas zbulimit të skandalit me tenderin 500 mijë dollarë për një libër me receta dhe informacione dhe po ashtu edhe për një dokumentar nga i cili do të promovohet puna mbi menynë “100 Fshatra”.

Dritan Agolli është denoncuar edhe për pagat marramendëse në këtë institucion.

Dy vite më parë, kur edhe u publikuan të dhënat mbi pagat, u zbulua se  5 shoferët e Fondit Shqiptar të Zhvillimit kishin paga bruto nga 1500 dollarë (153120 lekë) deri 1900 dollarë (196 636 lekë) në muaj, afërsisht sa paga e një deputeti (156 770 lekë) dhe në disa raste më shumë se e një ministri (174 760 lekë). Ndërsa vetë Dritan Agolli kishte një pagë afro 7 mijë dollarësh (701 100 lekë) ne muaj.

Më herët ai ka mbajtur disa detyra të rëndësishme në Bashkinë e Tiranës, në vitet 2002, deri në 2011. Ka qenë drejtor i Urbanistikës, drejtor i Punëve Publike dhe administrator i përgjithshëm i Bashkisë.

Pas vitit 2011, Agolli u angazhua në biznese private në fushën e ndërtimit dhe energjisë. Në vitin 2019, u emërua drejtor të përgjithshëm të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

©️Gijotina

Tags: Dritan AgolliFondit Shqiptar i ZhvillimitPërparim Cenatender
Previous Post

Gjenden 45 mijë euro në furgonin që mbërriti në Portin e Vlorës

Next Post

Edhe pse nën hetim nga SPAK, Gjyli i jep pa garë 1,7 mld Robert Zykës

Next Post
Edhe pse nën hetim nga SPAK, Gjyli i jep pa garë 1,7 mld Robert Zykës

Edhe pse nën hetim nga SPAK, Gjyli i jep pa garë 1,7 mld Robert Zykës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al