Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Biznesmeni i skandalit Isuf Berberi i “Fufarma” ‘kap’ tenderin e dyshimtë nga Anduela Ristani

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Biznesmeni i skandalit Isuf Berberi i “Fufarma” ‘kap’ tenderin e dyshimtë nga Anduela Ristani
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anuela Ristani u ka hyrë me hundë tenderave duke nuhatur pazaret që Erion Veliaj i la pa shijuar për shkak të arrestimit për korrupsion. Një nga këto tendera, që kishte mbetur peng në kasafortën e kryetares, ishte “Shporta e bebeve”. Letrat e prokurimit i qëndisi ish-kryebashkiaku Veliaj para arrestimit, por Anuela nuk e hidhte firmën derisa u bind që Lali Eri nuk do të kthehej më në zyrë. Më 20 maj 2025, kryetarja e komanduar firmosi kontratën 300 milionë lekë duke qerasur Isuf Berberin “Shportën e bebeve”.

Konkretisht tenderi me objekt “Shporta e bebes” me fond limit 24 849 840,00 lekë është hapur më 6 nëntor 2024 dhe është mbajtur më 6 dhjetor 2024.

Në këtë procedurë u regjistruan dy operatorë konkurrues “FUFARMA” sh.a e Isuf Berberit dhe “PAB TIRANA” shpk.

Veliaj e shpalli Berberin fitues më 10 janar 2025, por nuk arriti të nënshkruante kontratën me të, sepse u arrestua për korrupsion nga SPAK.

Si fitoi Berberi

Në datën 27 dhjetor 2024, operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedurën e prokurimit, janë njoftuar elektronikisht për vlerësimin e ofertave.  “PAB Tirana” SHPK me ofertën 19,900,000 lekë është skualifikuar ndërsa “Fufarma” SHPK me propozimin arrogant me vlerë 24,840,000 lekë ishte kualifikuar.

“PAB TIRANA” që është skualifikuar, sipas justifikimit të komisionit, “nuk përmbush Kriterin…, pasi me subjektin “Artsana S.P.A., Operatori ekonomik ka paraqitur marrëveshje e cila hyn në fuqi në datën 01.01.2025 dhe nuk është e vlefshme në momentin e hapjes se ofertave”. Kjo është për të qeshur, sepse data e kësaj marrëveshje mjafton që të jetë e vlefshme para fillimit të kontratës me bashkinë.

Ky veprimi i Anuelës i kushton buxhetit të bashkisë afro 60 milionë lekë, sepse kompania e favorizuar e ka ofertën ngjitur me ofertën limit. Më 20 maj 2025, vlera e kontratës u fiksua në shufrën totale 29 808 000,00 lekë.

Denoncimi në KPP

Pasi kryebashkiaku Veliaj ra në burg, pronarët e “PUB Tirana” menduam se situata do të kthehej në favor të tyre dhe e denoncuan tenderin në KPP.

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, që gjithashtu është nën hetim nga SPAK për korrupsion me tenderat, e shtyu vendimin derisa të kuptonte se ç’po ndodhte.

Me datë 28 shkurt 2025, KPP vendosi “Të pranojë pjesërisht ankesën e paraqitur nga OE “PAB Tirana” SHPK mbi procedurën e prokurimit”. Bashkia Tiranë urdhërohej të rivlerësojë procedurën e mësipërme të prokurimit.

Më pas, kur Anuela Ristani u stabilizua në poltronin rrotullues të kryetarit të bashkisë, ndërhyri tek Myzyri dhe më datë 9 prill 2025, u mor vendimi i PPP që të hiqet pezullimi dhe të lejohet vazhdimi i procedurës.

Më 17 prill 2025, “FUFARMA u shpall sërish fituese dhe më 20 maj u lidh kontrata. Për këto shkelje, Open data Albania e ka vlerësuar tenderin e Anuela Ristanit me “Flamur të kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, kështu u klasifikua procedura e prokurimit në dokumentin më poshtë:

Kush është Isuf Berberi?

Isuf Berberi është oligark që kontrollon 7 kompani, me anë të të cilave merr pa fund tendera nga institucionet publike. Ai zotëron koncesione dhe ka privatizuar shoqëri shtetërore falë lidhjeve të forta politike. Në bordin e kompanisë “FUFARMA” është ish-ministri socialist Leonard Solis.

Për publikun, Berberi u bë i njohur kur plasi skandali i me puset e naftës, në qendër të cilit ishte kompania “Phoenix Petroleum Gas”. Më 3 nëntor 2020, Gjykata e Apelit ka urdhëruar lirimin nga masa e sigurisë “arrest me burg” të Isuf Berberit, i cili u akuzua për korrupsion në lidhje me tenderat së bashku me zyrtarë të AKBN. Të gjithë të ndaluarit e tjerë u lanë në burg, por Berberit iu ndryshua masa e sigurisë. Ndaj tij nuk u ekzekutua asnjëherë masa “arrest me burg” pasi iu fsheh drejtësisë që në momentin e parë kur u dha urdhri për ndalimin e zyrtarëve të AKBN pasi kishin abuzuar me detyrën.

Berberi dyshohet se u favorizua nga ish-drejtori i OST-së Klodian Gradeci, i cili ka qenë njëherësh dhe kreu i hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) për të marrë para nga shteti, por nuk kanë kryer investime në puset e naftës, ashtu siç e kërkonte marrëveshja.

Isuf Berberi dhe Klodian Gradeci nuk u paraqitën asnjëherë në Gjykatë, ndonëse ishin shpallur në kërkim, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë njoftuar më herët për atë që mund t’i priste, pas hetimeve që kanë nisur prej vitit 2016.

Naim Kasa dhe Klodian Gradeci cilësohen si kryesorët në këtë çështje. Si pasojë në total rezultojnë 1.3 milionë dollarë fatura të falsifikuara dhe dëmi llogaritet diku tek 600 mijë dollarë. Mësohet se ka qenë firma “Phoenix Petroleum Gas”, një firmë shqiptare që ka falsifikuar fatura të një firme ambientale.

Kompania “Phoenix Petroleum Gas” ka në zotërim 8 puse nafte me koncension dhe kishte detyrim që të kryente investime sipas marrëveshjes, të cilat nuk janë bërë. Por me fatura false ka sajuar sikur me një firmë amerikane së bashku me të ka kryer investime.

Berberi është akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda”, por ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë.

Prokuroria e akuzonte se kishte paraqitur situacione false për punime të pakryera. Punimet pretendohej se ishin realizuar nga kompania Black Swan Energy. Por, sipas asaj që argumentonte prokuroria, faturat për nënkontraktorin me vlerë 1.3 milionë dollar ishin vërtetuar se ishin false nga autoritetet gjyqësore amerikane. Pas masës së arrestit me burg në shkallën e parë, Apeli asokohe urdhëroi lirimin e biznesmenit që nuk u arrestua kurrë.

Madje, edhe pas hetimit bizneset e tij shkëlqyen me tendera publikë miliona euro. Plot 230 kontrata ka siguruar kompania e tij farmaceutike ‘Fufarma”, një pjesë e madhe e të cilave me “Flamur të kuq”. Në periudhën 2019-2024, ky subjekt ka arkëtuar nga buxheti i shtetit 1,44 miliardë lekë.

Kujtojmë se “Shporta e bebeve” u shpik pasi Veliaj u hoqi bonusin fëmijëve të porsalindur. Në shkurt 2020, Bashkia e Tiranës ka vendosur të heqë bonusin 5 mijë lekë për çdo bebe të lindur duke vendosur ta kompensojë me një shportë. Për këtë qëllim organizohet dhe tenderi për të zgjedhur kompaninë që do ta përgatisë shportën.

Për çdo bebe të porsalindur, bashkia e Tiranës nuk do të jepte më 5000 lekë, por një shportë me produkte për foshnje. Dhe është vendosur afati 45 ditë pas lindjes për ta marrë shportën. Ajo përmban: shampo për bebe, krem hidratues, vaj hidratues, krem për ndërrimin e pelenave, pelena njëpërdorimshme, letër e lagur, shishe qelqi me kokë biberoni, biberon fallco dhe lodër për dhëmbët.

©️Gijotina

Tags: Anduela RistaniBashkia TiraneFufarmaIsuf Berberitender
Previous Post

Skandali / Ja si gjyqtarja Iliriana Olldashi i ktheu pasuritë e sekustruara Klement Balilit, Edvin Kondili nuk ankimoi në Apel vendimin

Next Post

Ankimet për zgjedhjet/ KAS vendos hapjen e kutive edhe në Durrës

Next Post
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

Ankimet për zgjedhjet/ KAS vendos hapjen e kutive edhe në Durrës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al