Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
AlbaScan e skandalit në burgun e Peqinit merr tenderin e pajisjeve të komunikimit të Gardës, rritja e bujshme e vëllezërve Jorgjis
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kompania AlbaScan e vëllezërve Elton dhe Elision Jorgjis e përfshirë në një nga skandalet më të rënda të sigurisë në burgjet shqiptare, ka siguruar kontratën e radhës nga buxheti i shtetit.

Bashkë me “Laviva Technologies” shpk, kjo kompani ka fituar tenderin e Gardës së Republikës për furnizimin me pajisje komunikimi dhe elektronike, me një vlerë prej 38,312,200 lekësh pa TVSH, ose 94.48% të fondit limit të parashikuar prej 40,550,000 lekësh.

Tenderi është zhvilluar nëpërmjet një procedure të kufizuar, në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, me mungesë transparence për publikun dhe në dukje pa konkurrencë.

Në garë ishte futur fillimisht edhe kompania “AES Communication” shpk, e cila u kualifikua në fazën e parë, por nuk dorëzoi ofertë në fazën e dytë të vlerësimit, duke lënë të vetme në garë konsorciumin “Laviva – AlbaScan”.

Mosparaqitja e një operatori të kualifikuar dhe dalja nga gara pa shpjegim konkret ka ngritur dyshime për një tender të paracaktuar.

Skandali i Peqinit: Thasë me para për siguri, por skaneri ishte jashtë funksionit

“AlbaScan” është bërë e njohur për publikun për një tjetër tender, atë të mirëmbajtjes së sistemit të sigurisë në burgje. Skandali shpërtheu kur në burgun e Peqinit, një i burgosur që kreu një vrasje të bujshme brenda institucionit penal, rezultoi se kishte futur armën pa u kontrolluar. Skaneri që duhej të identifikonte armën nuk punonte, ndërsa disa kamera sigurie ishin gjithashtu jashtë funksionit.

Për këtë shërbim të dështuar, “AlbaScan” vijon të marrë para nga shteti. Vetëm në muajin janar, kompania ka marrë rreth 278 mijë euro nga thesari për mirëmbajtjen e pajisjeve të sigurisë në burgje.

Po në të njëjtin muaj, po për sistemet e sigurisë në burgje, AlbaScan mori rreth 300 mijë euro, kësaj radhe nge AKSHI.

Në total, “AlbaScan” përfiton rreth 300 mijë euro në muaj nga taksat e qytetarëve për sistemet e sigurisë në burgje, edhe kur ato nuk funksionojnë.

Por deri më tani, askush nuk është mbajtur përgjegjës për dështimin e këtyre sistemeve që lanë pas një viktimë dhe tronditën sistemin penitenciar.

Nga një kompani e vogël te një lubi fondesh publike

E themeluar në vitin 2017 me një xhiro prej vetëm 50 mijë eurosh, “AlbaScan” ka pësuar një rritje të rrufeshme pasi u ble në vitin 2019 nga vëllezërit Elton dhe Elision Jorgji për vetëm 150 mijë lekë. Që nga ajo kohë, qarkullimi vjetor i kompanisë ka kapur shifra marramendëse, duke arritur në reth 2 milionë euro në muaj nga kontratat publike.

Nga 2019 deri më tani, kompania ka marrë rreth 35 milionë euro kontrata nga buxheti i shtetit.

Por rritja nuk ka ardhur e vetme. “AlbaScan” ka garuar dhe fituar në partneritet me kompaninë “Advanced Business Solutions”, e denoncuar nga opozita si e lidhur me rrethin e ngushtë të kryeministrit. Të dyja këto kompani kanë fituar bashkë tenderë me vlerë dhjetëra milionë euro, përfshirë:

  • 6 milionë euro për sigurinë në burgje

  • 16 milionë euro për laboratorë smart në shkolla

  • kontrata të tjera për sisteme survejimi dhe pajisje digjitale.

Ndërsa paratë publike shkojnë drejt këtyre kompanive, gjithnjë e më shumë raste tregojnë se sistemet që ato duhet të mirëmbajnë nuk funksionojnë, ndërkohë që mungon çdo lloj ndëshkimi apo hetimi i drejtëpërdrejtë institucional

Previous Post

Ekzekutimi i biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe bashkëpunëtorin në krim

Next Post

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

Next Post
Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

Hijet e një skandali/ Zbulohet kush është Ëngjëll Agalliu, 40-vjeçari që pa asnjë eksperiencë mori licensë për park fotovoltaik

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

May 25, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al