Katër punonjës policie të kufirit në doganën e Kapshticës kanë rënë në pranga pas aksionit të mesditës së të shtunës nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), ku u kapën rreth 6 kg heroinë.
Mes efektivëve të arrestuar, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre, është edhe një përgjegjës turni.
në pranga ka rënë edhe drejtuesi i automjetit ku u gjet droga.
Një ditë më parë, u raportua se bëhej fjalë për një çështje në hetim prej dy vitesh ndaj personave për transportin e lëndëve narkotike.
Të arrestuar;
1.Valmir Balliu banues ne Verdove, Pogradec shoferi.
2.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjes Turni ne PKK Kapshtice
3.Inspektor Franc Bylyku me detyre N/specialist kontrollor ne PKK Kapshtice
4.Inspektor Lirim Hymetllari me detyre Trupe sherbimi ne PKK Kapshtice
5.Inspektor Denion Myteberi me detyre Trupe sherbimi kontroll vija e dyte ne PKK Kapshtice