Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Kapja e Institucioneve të Pavarura nga PS”, PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“Kapja e Institucioneve të Pavarura nga PS”, PD: Presidenca dhe Shkolla e Magjistraturës të përfshira në procesin zgjedhor
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, ka akuzuar Presidencën e Republikës dhe Shkollën e Magjistraturës për përfshirje në favor të Partisë Socialiste (PS) gjatë procesit zgjedhor të 11 majit.

Në deklaratën e saj, Vangjeli u shpreh se Presidenca ka vënë në dispozicion të partisë-shtet kabinetin e Presidentit të Republikës. Si argument, ajo solli faktin se Grupi Parlamentar i PD-së i ka drejtuar një kërkesë Presidentit për të mos ndërhyrë në procesin zgjedhor dhe për të ruajtur neutralitetin politik. Kjo kërkesë lidhet me emrin e Ilirjan Rusmalit, pjesë e kabinetit të Presidentit Begaj, i cili mban gjithashtu detyrën e anëtarit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke krijuar sipas PD-së shkelje ligjore dhe cenim të parimit të neutralitetit politik.

PD-ja kishte kërkuar përjashtimin e Rusmalit nga shqyrtimi i kërkesës ankimore, duke argumentuar sjelljen e tij të njëanshme në favor të subjektit zgjedhor ‘Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore’. Sipas PD-së, sjellja e Rusmalit në cilësinë e anëtarit të KAS-it ishte haptazi kundër palës ankuese, duke krijuar arsye serioze për njëanshmëri, në mbështetje të nenit 42, pika 2, të Kushtetutës, nenit 6, pika 1, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, nenit 30 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe nenit 135 të Kodit Zgjedhor. Kërkesa e PD-së për përjashtimin e Rusmalit u rrëzua nga KAS.

Në vijim të akuzave, Vangjeli përmendi Shkollën e Magjistraturës, duke pohuar se ka vënë në dispozicion të Partisë Socialiste studentët e saj. Konkretisht, ajo përmendi kandidaten për gjyqtare Shila Vital Ballhysa, e cila sipas listës përfundimtare të Shkollës së Magjistraturës rezulton të jetë njëkohësisht përfaqësuese e PS-së në KQZ si eksperte e komisionit të reformës zgjedhore për PS-në.

Partia Demokratike ka kërkuar me urgjencë nga Presidenti i Republikës dhe Shkolla e Magjistraturës të distancohen me veprime konkrete nga këto që i quan paligjshmëri. PD paralajmëron se mosveprimi i tyre do të dëshmojë përzierjen e PS-së me strukturat që duhet të jenë të paanshme në vlerësimin e procesit zgjedhor, duke sjellë si pasojë farsa elektorale si ajo e 11 majit 2025, e përshkruar, sipas tyre, në Raportin Paraprak të OSBE/ODIHR.

Tags: Genta Vangjelipd
Previous Post

Manaj gabon nga pika e bardhë, mbyllet pa gola pjesa e parë e Shqipëri-Serbi

Next Post

Skandali i FSHF me biletat! Shiten zyrtarisht vetëm 20 400 bileta

Next Post
Skandali i FSHF me biletat! Shiten zyrtarisht vetëm 20 400 bileta

Skandali i FSHF me biletat! Shiten zyrtarisht vetëm 20 400 bileta

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al