Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Gonxhe injoron shqetësimet për Spaçin dhe mbron vijimin e punimeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit mbrojti të premten projektin kontrovers të restaurimit në ish-burgun famëkeq të Spaçit, pavarësisht kundërshtimit të aktivistëve dhe ish-të përndjekurve politikë.

I ndarë edhe nga ministri Blendi Gonxhe në Facebook, reagimi përmban një gjuhë përçmuese ndaj kundërshtuesve të projektit, duke i quajtur ata “Sanço Pançot e politikës së vjetër” dhe reagimin e fortë publik si një “tymnajë të panevojshme”.

“Çdo zë që mundohet të përdorë këtë situatë për instrumentalizim politik apo për të nxitur dyshime dhe ndasi, në fakt po bie ndesh me përpjekjen për të dokumentuar një të vërtetë që për dekada u hesht dhe u mohua,” thuhet në deklaratë.

Reagimi publik ndaj restaurimit të ndërtesave u nis fillimisht nga aktivistë të rinj të angazhuar në ruajtjen e memories dhe nga ekspertë të trashëgimisë kulturore, që u zyrtarizua në një letër të hapur dërguar Ministrisë ku firmosën dhjetra organizata të shoqërisë civile dhe një peticion qytetar për ndaljen e punimeve dhe konsultimin me palët e interesuara.

Ish të burgosurit politikë në Spaç e konsideruan gjithashtu betonin dhe bojën e bardhë mbi ndërtesa një makiazh të dhimbjes dhe fshirje të historisë së vuajtjeve të tyre.

Projekti i ministrisë për ndërhyrje në Spaç nisi nga një premtim verbal i Kryeministrit Edi Rama për autorët e një projekti filmik që do t’i kushtohet revoltës së Spaçit, një nga ngjarjet më domethënëse të rezistencës gjatë diktaturës së Enver Hoxhës.

Edhe pse në vendimmarrjen dhe dokumentet e projektit që shoqërojnë tenderin nuk ka asnjë referencë për skenografinë e këtij filmi, vetë ministri e pranon se ndërhyrjet po bëhen në funksion të tij.

“Vështirësitë e realizimit të këtij projekti filmik janë të mëdha, për shkak të pamundësisë për të rindërtuar kampin-burg në një set, gjendjes tejet të amortizuar të sitit në Spaç, nevojës për xhirime autentike në një ambient që ruan ende gjurmët reale të tragjedisë së atij vendi”, shkruan Gonxhe duke shtuar se nga ana tjetër ka nisur një projekt i qeverisë “për ta kthyer Spaçin në një Muze të Kujtesës”.

Ministri pranon se pavarësisht se ka një plan menaxhimi për ta konservuar dhe kthyer në muze, zbatimi i tij e tejkalon afatin kohor të fillimit të xhirimeve të filmit dhe ndaj i është dhënë prioritet “realizimi i disa ndërhyrjeve konservuese dhe përforcuese të pjesshme…”.

Gjithsesi Gonxhe këmbëngul se projekti filmik është i rëndësishëm dhe se shenjat e rehabilitimit për të cilat u protestuar do të rregullohen “përmes teknikave skenografike dhe restauruese, duke përngjasuar sa më afër gjendjes origjinale të kohës”.

Reagimi i ministrit është pritur me revotë nga aktivistët që çuan përpara reagimin qytetar për mbrojtjen e Spaçit.

Arnen Sula, drejtori i organizatës “Tek Bunkeri”, një iniciativë të rinjsh që realizon projekte kulturore-artistike në mbrojtje të memores historike, e quan gjuhën e përdorur nga Gonxhe polemike dhe aspak reflektuese ndaj kërkesave të përligjura të aktivistëve.

“Nuk mundet institucioni i kulturës të jetë aq i pakulturuar sa të sulmojë dhe përçmojë të paktën deri më tani 35 organizata të pavarura të shoqërisë civile duke thënë: “Protesta me kobure në brez… Sanço Pançot e politikës së vjetër…,” i tha Sula BIRN-it.

Përdorimi i këtij toni, shton ai, “ul nivelin institucional të deklaratës, duke kaluar në gjuhë polemike që synon të turpërojë kritikët, në vend që të ftojë në reflektim apo bashkëpunim”.

Ndërsa mbrojtja e projektit filmik nga Gonxhe, sipas Sulës, vetëm sa i jep projektit një vello idealiste por shmang pyetjen themelore; “A po bëhet kjo në përputhje me parimet e ruajtjes së sitit?”

Ai këmbëngul se peticioni i organizatave i referohet pikërisht një plani të menaxhimit të miratuar nga vetë MEKI dhe i konsultuar me të gjithë aktorët, i cili e ndalon restaurimin e plotë për të rikthyer ndërtesat siç ishin.

“Ndalohet suvaja e re mbi mure të rindërtuara. Lejohen vetëm ndërhyrje për konsolidim strukture, ndalim rrëzimi, ruajtje të formës ekzistuese, dhe jo ndërtim apo përmirësim estetik,” tha Sula duke iu referuar këtij plani.

/BIRN/

Tags: Bledi GonxheGonxheSpaç
Previous Post

Parashikimi i motit, e shtunë, 7 qershor 2025

Next Post

E rëndë në Itali! Shqiptar gjendet i pajetë në mes të arës

Next Post
E rëndë në Itali! Shqiptar gjendet i pajetë në mes të arës

E rëndë në Itali! Shqiptar gjendet i pajetë në mes të arës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

Sekuestrohen pasuri me vlerë 77 milionë lekë të një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine drejt BE-së

October 22, 2026
Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

Nuk i mbijetoi djegieve të rënda, ndërron jetë 37-vjeçari pas zjarrit në automjet në Kardhiq-Delvinë

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al