Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Afera e radhës? Engjëll Agalliu, një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Afera e radhës? Engjëll Agalliu, një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Engjëll Agalliu u lind në Terpan të Beratit 40 vjet më parë. Gjithë jetën e tij ai nuk është marrë kurrë me biznes. Deri një vit më parë.

Në shkurt të vitit të kaluar zoti Agalliu gjeti 100 mijë lekë dhe themeloi një kompani të quajtur Albania Solar Power. Dhe bum, pak më shumë se një vit më vonë, qeveria i dha leje për central diellor 82 mega me vendim të posaçëm.

Një ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike me kapacitet 82 megavat në fshatin Boçove të Fierit. Kompania përfituese e lejes ishte Albania Solar Power, e cila pas ndërtimit do të ketë të drejtën e shfrytëzimit të parkut diellor për 49 vjet. Por ky është një vendim që ngre shumë pikëpyetje.

Ndërtimi i një centrali diellor me fuqi 82 mega, kërkon minimalisht 80 milionë euro. Por kompania Albania Solar Power ka vetëm 100 mijë lekë kapital, ndërkohë që aksioneri i saj i vetëm Engjëll Agalliu nuk disponon asnjë biznes apo aset tjetër.

Nuk dihet se si kompania ka arritur të sigurojë tokën në Fier. Një nga metodat kryesore është ajo e marrjes së saj me qira nga bashkia. Por dyshimet mbeten. Si mundet qeveria të japë një vepër kaq madhore tek një kompani pa kapital dhe me aksioner anonim?

Eshtë e sigurtë kompania Albania Solar Power nuk i ka paratë për të financuar një investim 80 milionë euro. Po ashtu nuk ka as asetet e nevojshme dhe të mjaftueshme për të siguruar financime në sektorin bankar. Asnjë bankë nuk do të jepte kredi për një kompani që nuk ka asete dhe një aksioner, i cili nuk ka asnjë biznes. Pra zoti Agalliu me shumë gjasë është një prestanome.

Kjo shtron dy mundësi. Ose pas tij qëndrojnë persoa të tjerë në prapaskenë, ose në Shqipëri ka nisur tregtimi i liçencave të centraleve diellorë. Të dyja mundësitë janë njëra më problematike se tjetër.

Nëse pas kompanisë Albana Solar Power qëndrojnë persona të tjerë, atëherë ekziston risku i madh i korrupsionit ose pastrimit të parave. Sepse pas një prestanome mund të qëndrojë kushdo, nga pushtetarët tek trafikantët dhe ndoshta edhe oligarkët që nuk duan të dalin sheshin.

Fjala vjen zoti Agalliu ka qenë punonjës i ndërmarrjes së betonit që zotërohet nga biznesmeni Pëllumb Salillari, një nga përfituesit më të mëdhenj të parave publike, por edhe lejeve dhe liçencave në Shqipëri. A është zoti Salillari pas lejes për centralin e madh diellor të Boçovës?

Apo e gjitha kjo është një skemë sekserësh, të cilët kanë hapur tashmë tregun e liçencave të centraleve diellore, njësoj si liçencat e hidrocentraleve gati dy dekada më parë.

/Kapitali.al

Previous Post

Pas Tiranës, KAS vendos rinumërim të votave të PD në Dibër

Next Post

Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

Next Post
Vendimet – Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

Vendimet - Rama u jep Agron Çelës dhe Dulakëve vilat qeveritare për t’i kthyer në resorte private

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

September 4, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al