Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Editor by Editor
in KRYESORE, POLITIKE
0
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e SPAK-ut për disa nga episodet korruptive të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit ka zbuluar edhe një nga qendrat që ka frekuentuar çifti politik për t’u dobësuar dhe tonifikuar, si gjithnjë me para që buronin nga aferat e tyre me pasuritë dhe paratë publike. Bëhet fjalë për Lanserhof Lans Austria’s një nga qendrat më të famshme për detoksifikimin, matjen dhe përmirësimin e parametrave shëndetësor.

Sipas dosjes së SPAK-u, bazuar në përgjigjen e letërporosisë që kanë dhënë autoritetet austriake, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nga viti 2013 deri në vitin 2023 kanë shpenzuar 98 mijë euro në qendrën e detoksifikimit në Lanserhof të Austrisë. Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar këto shpenzime sipas ligjit në ILDKPKI. Dhe frekuentimi i kësaj qendre përfshin vetëm një pjesë të shërbimeve për transformimin e pamjes së jashtme.

Sipas prokurorëve, Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar shpenzimet pasi nuk i justifikonin me të ardhurat e ligjshme. Koha kur Meta dhe Kryemadhi kanë nisur të frekuentojnë qendrën përkon me kohën kur çifti nisi të shfaqej më i dobët në publik.

Sipas dosjes së SPAK-ut, Meta dhe Kryemadhi kanë shpenzuar dhjetëra mijëra euro edhe në klinika dhe qendra të tjera për shërbime shëndetësore dhe estetike.

Monika Kryemadhi ka frekuentuar klinikën Domus Medica në San Marino. Tek kjo klinikë ka marrë shërbime dobësimi edhe vajza e çiftit Meta-Kryemadhi, Bora.

Ndërkaq, sipas dosjes, Ilir Meta dhe Bora kanë marrë shërbime me vlerë dhjetëra mijëra euro në një spital privat në Austri. Bëhet fjalë për Confraternität Private Hospital një nga spitalet më të njohur në Evropë.

Pas vitit 2013, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe fëmijë e tyre kanë shpenzuar gjithashtu dhjetëra mijëra euro për blerje në dyqanet e Londrës dhe vende të tjera, pushime, udhërime dhe për frekuentim të hoteleve luksoze, shpenzime të cilat në asnjë rast nuk i kanë deklaruar sipas ligjit në ILDKPKI pasi nuk i justifikonin me të ardhura të ligjshme. Pavarësisht këtyre fakteve, Meta dhe Kryemadhi pretendojnë sr SPAK nuk ka prova dhe se procesi ndaj tyre është politik.

/Prapaskena/

Previous Post

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

Next Post

Trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Dhashë dorëheqje, por s’ma pranuan

Next Post
Trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Dhashë dorëheqje, por s’ma pranuan

Trajneri i Serbisë para ndeshjes në Tiranë: Dhashë dorëheqje, por s'ma pranuan

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

Nafta në Shqipëri kushton 2.6 herë më shumë se mesatarja e gjithë Europës, ndaj fuqisë blerëse

September 15, 2026
Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

Tarifa me fasha edhe për ujin, propozohet mekanizëm sezonal për Durrësin, Vlorën dhe Sarandën

September 15, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al