Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Nuk i dha tarifën e plotë Monikës, si Meta e detyroi Haxhinaston të futej në pishinë me kollare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me në krye çiftin Meta-Kryemadhi, te i cili të raportonin si ushtarë ministrat dhe drejtorët e partisë, për ecurinë e realizimit të aferave, për veprimet dhe sjelljet e shokëve, ndërsa për çdo aferë të realizuar dorëzonin tek Meta ose Kryemadhi pjesën e parave produkt i operacionit korruptiv.

Dosja e SPAK tregon se si ish ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto raportonte dhe spiunonte drejtorët tek Monika Kryemadhi, ndërsa ishte ngarkuar për finalizimin e aferës së shtrimit të fibrave optike nga kompanitë e Adrian Shatkut, kushërit të Monikës, i cili shërbente si bankomat për çiftin. Haxhinasto angazhohet me urdhër të Metës për t’ia hequr këtë të drejtë kompanisë së Bashkim Ulajt dhe për t’ia dhënë kushëririt të Monikës.

Në vitin 2013, Ilir Meta e thirri Edmond Haxhinaston tek vila në Gjirin e Lalzit, vilë e cila ishte kthyer në makth dhe vend poshtërimi për drejtorët dhe ministrat, të cilët nuk respektonin rregullin e pashkruar për ndarjen e parave për çdo aferë të finalizuar. Kur një ministër apo drejtor i LSI-së thirrej nga Meta tek vila në Lalz kishte tre opsione; Përgëzim për punët e kryera, ngarkim të detyrave të reja dhe poshtërim e dhunim për gabimet.

Në sy të disa të pranishmëve, sapo Haxhinasto u shfaq me veshje zyrtare në ambientet e vilës, Ilir Meta e urdhëroi të futej në pishinë siç ishte dhe të qëndronte duke notuar deri kur ai e urdhëroi që të dilte nga pishina. Të pranishmëve u ka bërë përshtypje fakti që Haxhinasto u hodh menjëherë në pishinë pa bërë asnjë rezistencë. Teksa notonte, kollareja e ministrit qëndronte e shtrirë mbi ujë.

Ishte koha kur Haxhinastos i kishin vjedhur disa milionë euro në një banesë. Nuk dihet nëse një pjesë e parave ishin të Ilir Metës apo Haxhinasto kushte mbledhur shuma të mëdha parash pa dijeninë e Metës. Por, ndëshkimi i Haxhinastos nga Meta ka ardhur pasi ministri kishte gënjyer Monika Kryemadhin për tarifën e një afere korruptive. Biznesmeni që kishte paguar te Haxhinasto duket se kishte informuar më pas Metën, përmes një personi të tretë, për pazarin e saktë.

Në media janë ekspozuar informacione qe Edmond Haxhinasto po ndërton dy pallate në Torino të Italisë, nëpërmjet kompanisë “AIRfire Albania Sh.p.k”, me ortake vajzën e tij. Gjithashtu, Haxhinasto dyshohet se pastron para me disa kompani si “Fleeville”, “Grifal” dhe “Prolink”.

Në shtator 2021, Haxhinasto krijoji fondacionin “Holicons”, me objekt financime e trajnime të subjekeve që investojnë brenda e jashtë Shqipërisë në çdo sektor, përmes të cilit dyshohet se ka qarkulluar 15 milionë euro.

Në datën 8 shkurt 2024, Edmond Haxhinasto bashkë më vajzën Eliza Haxhinasto, krijoi firmën “EHN Advisory”, me objekt krijim, grumbullim e menaxhim fondesh financiare, konsulencë dhe aktivitet të çdo lloji, brenda e jashtë Shqipërisë.

Katër ditë pas krijimit, i ndryshoi emrin, duke ia vënë “EHN  Group” dhe i shtoi si objekt shërbime, guida e transporte turistike brenda e jashtë vendit, shitblerje pronash, katering, menaxhim i qirave të bujtinave e apartamenteve, ndërsa pas 2 javësh, Edmond Haxhinasto i dhuroi 25% aksione gruas Enkeleida Haxhinasto dhe e ktheu në fondacion pa tatime.

Me kompaninë “EHN Group”, de-facto fondacion në pronësi të Edmond Haxhinastos, bashkëshortes e vajzës, të regjistruar si degë partnere e fondacionit “Holicons”, ai dyshohet se ka grumbulluar e qarkulluar 11 milionë euro.

Haxhinasto në dosjen e SPAK-ut

Sipas dosjes së SPAK, me të ardhur në pushtet, si pjesë e koalicionit qeverisjes me socialistët, Monika Kryemadhi ka bashkëpunuar me biznesmenin amerikano-shqiptar i quajtur Adrian Shatku, ‘njeriu magjik’ në Partinë e Ilir Metës për të hyrë në biznesin e fibrave optike.

Shatku duket se ka qenë i pa kursyer për Monikën, duke i  dhuruar karta “American Epxress”, i paguan udhëtimet në Uashington, apo dhe  shpenzimet për klinikat, në të cilat Kryemadhi thotë se ka shkuar për arsye shëndetësore.

Por si çdo gjë në jetë, çdo shërbim e ka një çmim  dhe në këmbim Monika kërkonte që biznesmeni amerikano-shqiptar të merrte dy kontrata koncesionare në telekomunikacion, për shtrimin i kabllove optikë dhe intekonjeksioni për thirrjet ndërkombëtare telefonike.

Për të siguruar këto dy kontrata, SPAK duke iu referuar komunikimeve dhe dokumenteve shkresore, dyshon se Monika Kryemadhi vuri në lëvizje ministri dhe drejtori të rëndësishme që drejtoheshin nga përfaqësues të LSI-së, në mënyrë që miku i saj të merrte dy koncesione.

Fillimisht, biznesmeni Shatku kërkon përmes Ministrit të Transporteve dhe Industrisë, Edmond Haxhinasto, të hyjë në tregun e fibrave optike. Por ky treg ishte në kushte monopoli, falë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006 nga qeveria Berisha.

Rezulton që përpjekja e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës për të kaluar një VKM që zhbën monopolin e fibrave optike është refuzuar për t’u firmosur nga Edi Rama. Si mburojë apo pengesë është përdorur mos-dakortësia e ministres Milena Harito.

“Ajo që thotë Milena është bizarre, ato… përveç prishjes së monopolit duhen ndjekur për dëme financiare-” i shkruan biznesmeni Kryemadhit.

Duke hasur “pengesën Harito”, Monika Kryemadhi ka nxitur ministrin Edmond Haxhinasto për të kaluar një rregullore që rrëzonte monopolin e kompanisë.

Dokumentet e prokurorëve tregojnë se Kryemadhi përfshihet ndjeshëm dhe me shumë intensitet që në një kohë sa më të shpejtë të rrëzohet monopoli i shtrimit të fibrave optike ndërsa kushëriri i saj duket se po humbte durimin.

“Ka ndonjë të re me kabllon? Investitorët po humbasin besimin. Duhet vepruar tani”. – thuhet në një e-mail të datës datë 17 shtator, 2014 që Monina Kryemadhi mori nga kushëriri i saj amerikan, Ardian Shatku. Një ditë më vonë, Kryemadhi informon biznesmenin se gjithçka do të mbyllej brenda javës.”Besoj këtë javë. Mi bëj një kërkesë zyrtare Mondit (shënim Edmond Haxhinastos), që të japi të drejtë për të vendosur fibrat në akset e rrugës. Me letër, jo elektronike, ta printojmë”– porosit Kryemadhi.

Pas këtyre e-maileve e gjithë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vihet në lëvizje.

/Prapaskena/

Previous Post

Plagosja në uzinën e ferrokromit në Elbasan/ Policia arreston dy inxhinierët dhe një brigadier

Next Post

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Next Post
Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Hetimet / Ja qendra ku Meta-Kryemadhi shpenzuan 98 mijë euro për t’u dobësuar

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al