Wednesday, June 3, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Lobist në Shqipëri, merret me kriptovaluta”, mediat italiane kërkojnë bilancet e kompanisë së Massimo D’Alema, mikut të Ramës

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
“Lobist në Shqipëri, merret me kriptovaluta”, mediat italiane kërkojnë bilancet e kompanisë së Massimo D’Alema, mikut të Ramës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Marrëdhënia e ngushtë e Massimo D’Alemës me Shqipërinë daton që nga koha e luftës në Kosovë, kur kryeministri i atëhershëm mbështeti bombardimet e NATO-s kundër Serbisë. Me kalimin e viteve ai ka intensifikuar gjithnjë e më shumë udhëtimet e tij në Tiranë dhe marrëdhëniet e tij me qeverinë e Edi Ramës.

Media italiane ‘Il Giornale’ u ndal sot në aktivitetin tregtar të D’Alemës në Shqipëri dhe insiston të pasqyrohen bilancet e kompanisë “A&I Albania” të ish kryeministrit italian.

“Nuk ka, megjithatë, referenca për aventurën sipërmarrëse të D’Alema-s në Shqipëri. Aksionet e shoqërisë së konsulencës së themeluar në Tiranë në Janar të vitit 2023 “A&I Albania” janë të regjistruara me emrin personal të ish kryeministrit, prandaj nuk lidhen me zinxjirin e kompanive të gritura në Itali”, thuhet në shkrimin e medias italiane.

Po ashtu, ndër të tjera thuhet se “Massimo D’Alema ka një nuhatje të madhe për biznesin. Kjo demonstrohet nga fitimet e firmës së tij të konsulencës, DL&M advisor, të cilën ish-kryeministri dhe sekretari i DS-së e kontrollon 100% dhe të cilën e hapi në vitin 2019 pasi u largua nga jeta aktive politike.

Qëllimi i kompanisë është “konsultimi në kontekstin e proceseve të ndërkombëtarizimit” të tregjeve të ndryshme të huaja “për kërkimin dhe tërheqjen e investimeve nga kompanitë private”. Një biznes fitimprurës duke pasur parasysh se buxheti i vitit 2024 u mbyll me një fitim prej 1,578,170 eurosh, nga 1,358,662 në vitin 2023 dhe mbi të gjitha nga 393,807 euro të lëna mënjanë në vitin 2022.

Megjithatë, vlera e prodhimit ra nga 2.9 në 2.5 milionë me të ardhura prej 2,497,668 (nga të cilat 1,277,668 në Itali dhe 1,220,000 në Mbretërinë e Bashkuar). E njëjta gjë vlen edhe për asetet likuide, të cilat ranë me 1.3 milionë në 62,747 euro krahasuar me vitin 2023.

Zëri i borxheve nga viti në vit u rrit nga 668,835 në 700,359 euro, nga të cilat 660 mijë për Thesarin. DL&M kontrollon gjithashtu aktivitetet e prodhimit të verës të menaxhuara nga familja D’Alema, e cila zotëron 15% të Silk Road Wine dhe 30% të kompanisë bujqësore La Madeleine ku prodhohen verërat e krijuara me bashkëpunimin e mbretit të prodhuesve italianë të verës, Riccardo Cotarella“.

 Kush është Massimo D’Alema 

Massimo D’Alema është një politikan i njohur Italian, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme shtetërore, ndër të cilët edhe kryeministër në periudhën 1998-2000.

Prej vitit 2023, ai është regjistruar si biznesmen në Shqipëri. Në janar të vitit 2023, D’Alema regjistron shoqërinë e tij “A&I Albania”.

Zyra ka objekt të aktivitetit të saj “Asistencë kompanive dhe konsulencë në favor të personave fizik dhe juridik në lidhje me kërkimin dhe zbatimin e mundësive të biznesit, veçanërisht në arenën ndërkombëtare, etj”.

Zyra ka selinë në qendër të Tiranës, “Sheshi Skenderbej, Pallati Kulturës, Kati II”, ndërsa administrator e shoqërisë është Majlinda Haloçi.

Previous Post

Avokati i familjes Ademaj tregon pyetjen që bënë fëmijët e Liridonës për vrasjen e saj

Next Post

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient

Next Post
I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

Skandal/ Makina e Policisë abuzon me pushtetin, thyen rregullat e qarkullimit

May 25, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al