Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sherri në PL, Blushi godet Kryemadhin: Bënte fushatë për Metën, por …

Editor by Editor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Sherri në PL, Blushi godet Kryemadhin: Bënte fushatë për Metën, por …
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Duket se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe deputetja aktuale e PL Monika Kryemadhi do të vijojnë të lëshojnë sulme ndaj njëri-tjetrit.

Blushi tha gjatë një interviste televizive, se pjesëmarrja e Monika Kryemadhit në fushatën për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar si një “shaka të madhe”, pasi sipas tij, deputetja ftonte qytetarët të votonin për Ilir Metën, e në të njëjtën kohë godiste bashkëpunëtorët më të afërt të tij.

Më tej ai theksoi se zgjedhjet e 11 majit ishin të manipuluara dhe të shoqëruara me presion dhe kërcënime ndaj qytetarëve, duke i quajtur ato “terrorizëm elektoral”. Ai deklaroi se administrata publike është përdorur masivisht dhe se qytetarët janë kërcënuar me vendin e punës

“Zgjedhjet e 11 majit ishin terrorizëm elektoral. Ka pasur kërcënime për largim nga puna dhe është përdorur masivisht administrata publike. Partia e Lirisë ka nisur analizën e rezultatit. Nuk doja të flisja për temën e fushatës, është shaka e madhe që ndërkohë që fton njerëzit që të votojnë Metën, godet bashkëpunëtorët e tij më të afërt. 8000 heronj në kushte të vështira presioni e shantazhi votuan për presidentin Ilir Meta.

Këtë javë mbyllim procesin e analizës. Do vetëpastrojmë partinë, nga ata individë që kanë përfituar nga PL dhe Meta, por që janë sot pranë Edi Ramës. Këta individë i kanë marrë fytyrën vetes së vet. Votat e Partisë së Lirisë janë tjetërsuar. Pra votat nuk janë tretur, pasi njerëz të PL janë aktivë. Partia ka strukturë solide. Meta në qendrën e tij të votimit doli më mirë se edhe ne të tjerët që ishim në liri. Sigurisht që ka vend që të vetëpërmirësohemi. Ka qenë parti që është goditur fort, teksa presidenti i partisë mbahet në izolim ekstrem”, tha Blushi në News24.

Tags: Blushimonika kryemadhiPLTedi Blushi
Previous Post

“Sky Ecc”, zbërthehet edhe në Kosovë/ Arrestohen 22 persona dhe sekuestrohen 129 automjete

Next Post

BE kritika Serbisë dhe Kosovës, Kos: Formoni institucionet, Vuçiç gaboi kur shkoi në Moskë

Next Post
BE kritika Serbisë dhe Kosovës, Kos: Formoni institucionet, Vuçiç gaboi kur shkoi në Moskë

BE kritika Serbisë dhe Kosovës, Kos: Formoni institucionet, Vuçiç gaboi kur shkoi në Moskë

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al