Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

1 Qershori/ Mes festës dhe realitetit që fëmijët nuk e zgjedhin.

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED
0
1 Qershori/ Mes festës dhe realitetit që fëmijët nuk e zgjedhin.
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

NGA ETLEVA MERKO

Nga shumë këndvështrime, 1 Qershori është një ditë simbolike. Një ditë ku fëmijët festojnë, i urojmë duke i kujtuar se janë e ardhmja. Por përtej urimeve dhe tullumbaceve shumëngjyrëshe, e vërteta është se fëmijët në botë dhe në Shqipëri nuk jetojnë të gjithë të njëjtin realitet.

Ndërsa ne flasim për të drejtat e fëmijëve, në të njëjtën kohë:

Çdo ditë, mbi 9,000 fëmijë në botë humbin jetën nga mungesa e ushqimit, uji i pijshëm dhe kujdesi shëndetësor.

Më shumë se 400 milionë fëmijë jetojnë në zona të prekura nga konfliktet, ku lufta ua ka zëvendësuar lodrat me frikën, shkollën me strehën dhe sigurinë me pasiguri.

Vetëm në vitin 2023, mijëra fëmijë humbën jetën ose u plagosën nga luftërat në Gaza, Ukrainë, Jemen e më gjerë, shumica e tyre pa faj, pa zë, pa histori që të dëgjohet.

A nuk janë të drejtat e fëmijëve universale?

A nuk thotë Konventa për të Drejtat e Fëmijëve se çdo fëmijë meriton të jetojë, të mësojë dhe të rritet në paqe?

Le të kthehemi tek Shqipëria:

Premtime të mëdha dhe një realiteti komplet ndryshe.

Në Shqipëri, flasim shpesh për dashurinë për fëmijët, për prioritetin që u japim, për “kujdesin maksimal” nga institucionet. Por sa të vërteta janë këto fjalë, kur investimi në arsim është ndër më të ultat në rajon?

Vetëm 2.7% e PBB-së shkon për arsimin parauniversitar (nën mesataren e vendeve të Ballkanit dhe shumë larg vendeve të BE-së).

Shumë shkolla, sidomos në zonat rurale, nuk kanë infrastrukturë dhe kushtet bazike për një mësimdhënie normale.

Tekstet shkollore janë pa cilësi, shpesh të mbushura me gabime dhe pa vlerë edukative.

Kjo situatë nuk është vetëm mungesë prioriteti. Është një dështim i drejtpërdrejtë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin. Fëmijët e sotëm janë qytetarët e së nesërmes. Nëse ne nuk investojmë në ta sot, nuk kemi të drejtë t’u kërkojmë llogari atyre nesër.

Gëzuar 1 Qershorin!

Me reflektim dhe vendosmërinë për të mos e reduktuar këtë ditë në një simbol që harrohet brenda 24 orëve.

Të kujdesesh për fëmijët nuk është luks. Është detyrim moral, ligjor dhe njerëzor.

E nëse ka një ditë për të thënë të vërtetën le të jetë kjo.

Le të mos heshtim më.

#1Qershori #FemijetJaneEArdhmja #TeDrejtatEFemijeve

#StopWarOnChildren #EveryChildMatters #PeaceForChildren

#ShqiperiaPerFemijet #ArsimCilesor #MosHesht #FëmijëriPaFrikë

Previous Post

Identifikohet i riu që humbi jetën nga aksidenti në hyrje të Vlorës

Next Post

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Next Post
Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Era e VPN-ve në Shqipëri/ Si po “dështon” ndalimi i TikTok, rriten shikimet e videove

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

Rrezikonte mbytjen në lumin Vjosa në Këlcyrë, banori shpëton turisten 10-vjeçare

July 20, 2026
DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

DETAJE nga të shtënat me armë në Elbasan/ Sherr mes adoleshentëve, 3 të plagosur

July 20, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al