Friday, May 23, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

DOKUMENTI/ Në kërkim nga SPAK për trafik droge nga SPAK, Visi i Pojes Elvsi Doci ortak me pronarin e CFO Pharma Nadir Çausholli

Editor by Editor
May 22, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
DOKUMENTI/ Në kërkim nga SPAK për trafik droge nga SPAK, Visi i Pojes Elvsi Doci ortak me pronarin e CFO Pharma Nadir Çausholli
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Elvis Doçi i njohur ndryshe edhe si Visi i Pojes rezulton sipas dokumenteve ortak me pronarin e CFO Pharma Nadir Çausholli në një hotel në Kavajë

Në operacionin e fundit të SPAK, “URA” dhe autoriteteve italiane, një prej grupeve të goditura është ai i drejtuar nga Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”, i cili akuzohet si drejtues i grupit kriminal në Durrës. Ndaj tij është lëshuar fletëarrest si dhe i është sekuestruar edhe kompania “Port side”.

Por, nga verifikimi i bërë i aktiviteteve tregtare, ky nuk është i vetmi biznes që Doçi zotëron. Ai gjithashtu është pronar i kompanisë “Eldemar Construction”, e cila para një viti ka marrë leje ndërtimi për të ndërtuar një hotel 10 katësh në qytetin e Durrësit.

Siç mëson Albeu.com, kompania që zotëron hotelin quhet “Rock of Kavaja” Shpk me NIPT: M41922504K, ndërkohë që sipas regjistrit tê QKB, kompania “Eldemar Construction” nuk është pronari i vetëm i hotelit. Sipas dokumenteve zyrtare të QKB (shih foto më poshtë), kompania “CFO PHARMA” e Nadir Çaushollit, objekti i së cilës i shënjestër e një sulmi me armë zjarri me 19 Mars të këtij viti, është aksionere me 60% të aksioneve në këtë aktivitet, ndërkohë që kompania e Elvis Doçit posedon 40% të aksioneve.

Leja e dhënë për hotelin e përbashkët të Elvis Doçit dhe Nadir Çaushollit është firmosur nga Këshilli Kombëtar i Territorit e cila drejtohet nga kryeministri, Edi Rama, ndërkohë nga një kontroll i dokumentave publike të “Eldemar Construction” në pronësi të Ervis Doçit në QKB, shihet se edhe administratorët e kësaj kompanie janë emra që janë përfshirë në trafikun e lëndëve nakotike dhe të arrestuar nga autoritetet italiane.

Në 2010-ën, Doçi ka caktuar si përfaqësues të “Eldemar Construction”, Denis Tafilin. Ndërsa në vitin 2024, si administrator të kompanisë ka emëruar Gëzim Hasën. Të dy këta persona në vitin 2016 kanë qenë të arrestuar nga autoritetet në Itali për përpunim dhe shitjet të heroinës.

Gëzim Hasa që ishte drejtues i këtij grupi dhe Denis Tafili kanë qenë ish-policë në Tiranë.

Ky është një rast i pastër se si një pronar kompanie i lidhur me trafikun e drogës, përfiton leje ndërtimi nga qeveria.

Ervis Doçi, një emër i njohur i botës së krimit, më herët ka qenë dënuar për trafik droge. “Visi i Pojës” është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi një vit më parë në banesën e tij u zhvilluan kontrolle dhe iu sekuestruan 3 mln euro cash ndërkohë që SPAK lëshoi dhe një urdhër-arrest.

Gjatë operacioni “Ura”, nën sekuestro është vendosur shoqëria “Marquez” e Ervin Zeqirit, “Felix Vinum” e Adi Çobës, “Majestic Konstruksion” e Juxhin Drazhit, “Portside” e Elvis Doçit, i njohur si (Visi Pojës), “Dubai Inn” e Nexhmedin Danajt, “Vlora Cable” po ashtu e Nexhmedin Danajt, si dhe një kompani tregtare për shitblerje makinash në pronësi të Olgert Shqevit.

Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. /albeu.com/

Previous Post

Tenderat e dyshimta të FSHZH së Dritan Agollit! Ku përfundojnë miliona € dhe firmat e favorizuara

Next Post

E shpallën të vdekur, Fevziu: Artan Lame jeton!

Next Post
Ndjesë nga Maska.al/ “Ndërron jetë Artan Lame”, lajm i pa vërtetë

E shpallën të vdekur, Fevziu: Artan Lame jeton!

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli
AKTUALITET

“Mbreti i Durrësit”, kush është Xhevdet Troplini , Poja që Berisha thotë se Rama ia çoi Veliajt në qeli

by Editor
March 7, 2025
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një konference për mediat, duke akuzuar Ministrin...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

May 16, 2025
Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

Fieri mbyll numërimin: Këta janë deputetët që fitojnë mandatin

May 17, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Denoncimi i PD për dhe manipulim votash në Peqin, vihet nën hetim pronari i lokalit, iu gjetën fletë votimi të falsifikuara

Denoncimi i PD për dhe manipulim votash në Peqin, vihet nën hetim pronari i lokalit, iu gjetën fletë votimi të falsifikuara

May 23, 2025
Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

Shqiptarët, të dytët më të refuzuarit në kufijtë e BE në 2024

May 23, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al