Një ngjarje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë, duke lënë të plagosur një person.
Sipas burimeve për Maska.al, i plagosuri është qëlluar në këmbë në afërsi të një kioske pranë “Lulishtes”, një zonë e frekuentuar në këtë lagje të njohur të kryeqytetit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, i dëmtuari është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorit të ngjarjes. Ende nuk dihet motivi i saktë i të shtënave.