Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ bën bilancet paraprake: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 mln shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Zgjedhjet e 11 majit, KQZ bën bilancet paraprake: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 mln shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa liderët e BE-së u mblodhën në Tiranë për Samitin Politik Europian, pinjolli i familjes së njohur Tufina uli qepenin e vogël të dyqanit, duke lënë në pritje orët që kanë mbetur në vend.

“Se di a mund të quhet biznes zanati i orëndreqësit, por dyqanin do e mbyll sa të mbarojë ky bllokimi total”, thotë Tufina, një ditë para se Tirana, veçanërisht qendra dhe rreth saj u fut në një shirit të madh sigurie.

Shirita sigurie, shumë efektivë policie dhe kokërr makine nuk sheh në një territor të madh në Tiranë, ku në orë të caktuara mbyllen shumë rrugë, jo vetëm qark “Sheshit Skënderbej” por gati gjysma e akseve kryesore të Tiranës.

Nuk është vetëm Samiti problemi i bllokimeve, por shumë evente të tjera sportive apo kulturore që përveç të mirave në çështje imazhi sjellin kosto për biznesin e vogël duke i detyruar të  kyçin dyqanet.

BLLOKIM PO, SHPËRBLIM JO
Bizneset, veçanërisht ato të vogla duken më të penalizuarat nga bllokimet për shkak të eventeve, kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Ne jemi të panalizuar çdo ditë. Me heqjen e parkimeve anash rrugës xhirot ditore kanë rënë. Shpesh detyrohemi të izolohemi me shiritë për shkak të eventeve. Kush na paguan për humbjet?, ngre pyetje pa përgjigje pronari i një dyqani me qira në rrugën “Myslym Shyri”, por nuk pranon të identifikohet. “Aman gjejmë belanë me lloj lloj inspektorësh e tatimorësh”, thotë mesoburri që rregullon ca rroba bashkë me një vajzë të re shitëse.

BIZNESE QË “MIRËPRESIN” MBYLLJEN
Ndërsa disa biznese ankohen për bllokimet e herë pas hershme, ka edhe të tjerë që jo vetëm nuk i quajnë problem humbjet në xhirot ditore, por e shohin si reklamë të mirë të Shqipërisë dhe rritje të turizmit. I tillë është pronari i një dyqani që shet nga veshjet tradicionale deri tek sendet e vogla kinkalerie kryesisht me motive kombëtare.

“Nuk më intereson fare politika, por çdo event kombëtar dhe ndërkombëtar është i mirëpritur. Nuk është problem as bllokimi i rrugëve, as mbyllja e dyqanit, sepse të mirat që vijnë më pas janë më të mëdha”, thotë ai.

Ndërsa shton se eventet ndërkombëtare janë reklama më e mirë për turizmin e huaj. “Nuk mbaj mend sa herë kam mbyllur dyqanin nga protestat e Lulzim Bashës”,  shton më tej, teksa thotë së është një prej shumë qytetarëve dhe biznesmenëve që “ka ngrënë gazin lotsjellës që policia u hidhte protestuesve”.

KAOSI URBAN
Para Samitit Europian një tjetër event u zhvillua në fillim të majit. “Giro d’Italia” për dy ditë zbarkoi në Shqipëri, një rast i rrallë i sporteve ndërkombëtare siç është gara e çiklizmit.  Përtej të mirave ka edhe një anë tjetër negative që e kalojnë kryesisht bizneset dhe qytetarët të cilët do u duhet të “bëjnë xhiro” që të gjejnë një shteg nga të kalojnë.

Kaosi në organizim u pa kur në pamundësi për të krijuar “dalje alternative” u shënuan dy incidente në eventin sportiv të rëndësishëm, “Giro d’Italia”.

Një çiklist u përplas me një qytetar që i preu rrugën për të kaluar nga një anë në tjetrën, ndërsa çiklisti i dëmtuar lehtë ndërpreu garën dhe pengoi ekipin të vijonin normalisht drejt finishit.

Po ashtu në një rrugë të ngushtë një tjetër çiklist përplaset rëndë duke përfunduar në spital.

Shqipëria, veçarisht zonat kaotike urbane të qyteteve e kanë mjaft të vështirë mbajtjen e eventeve, por kjo nuk pengon nismat lokale dhe qëndrore të qeverisjes të vetëofrohen në mbajtjen e eventeve të ndryshme ndërkombëtare.

PËRFUNDIMI
Eventet kombëtare dhe ndërkombëtare krijojnë shpesh bllokime të cilat ndikojnë në të ardhurat ditore të biznesit, veçanërisht atij të vogël dhe nuk ka kompensim finaciar për humbjet. Gjithashtu infrastruktura urbane, veçarisht në Tiranë nuk është e përshtatshme për evente, vendase dhe të huaja, duke sjellë kaos në lëvizjen e lirë të qytetarëve por edhe dëm ekonomik për bizneset. Faktoje.al

Previous Post

Zgjedhjet e 11 majit, KQZ bën bilancet paraprake: Brenda vendit kanë votuar mbi 1.4 mln shqiptarë, nga jashtë mbi 196 mijë

Next Post

Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia

Next Post
Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia

Aksidentohen në Berat çifti i turistëve nga Arabia

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al