Neritan Vladi, në një reflektim politik, ngre shqetësimin se fitorja e përsëritur e Partisë Socialiste nuk lidhet vetëm me pushtetin e saj, por me dështimin e opozitës për të qenë e besueshme.
“Fillimisht rilindën partinë, sot pretendojnë të kenë rilindur të gjithë shoqërinë,” shkruan Vladi, duke e cilësuar këtë si një zhvillim të frikshëm për vendin.
Ai thekson se opozita prej 12 vitesh denoncon manipulimet dhe blerjet e votave, por qytetarët zgjedhin t’i besojnë më shumë “manipulimit të pushtetit sesa të vërtetës së opozitës”.
Sipas tij, dy janë arsyet kyçe për këtë mungesë besimi:
Propaganda e gjithanshme e pushtetit në çdo hapësirë mediatike.
Të vërtetat e opozitës thuhen nga figura që nuk kanë më besueshmëri në sytë e qytetarëve.
“Opozita nuk ka gjithçka në dorë për të ndalur propagandën e qeverisë,” shkruan Vladi, “por besueshmërinë e vet e ka në dorë – dhe kjo duhet të rikthehet urgjentisht.”
Nëse kjo nuk ndodh, paralajmëron ai, atëherë opozita është njësoj fajtore për situatën ku ndodhet vendi.
POSTIMI I PLOTE
Partia socialiste i mori perseri zgjedhjet :
Ata si fillim rilindizuan partine e tyre e tanimè
Rilindizuan te gjithe shoqerine ..
Kjo eshte e frikshme
Te gjithe ne opozite bertasim prej 12 vitesh qe ata po ii vjedhin , blejne, manipulojne zgjedhjet ,
Ne fakt eshte e vertete por njerezit besojne tek manipulimi i tyre dhe jo tek e verteta e opozites …
Dy arsye ( kryesore ) ka ne kete rast qe nuk besohet tek e verteteta e opozites por besohet tek genjeshtrat e rilindjes …
– prapaganda e fuqishme e pushtetit rilindas ne cdo hapsire mediatike ..
– opozita thote te verteta te medha nepermjet njerezeve te saj te cilet jane indivitè te pabesueshèm per shoqerine ne terèsi por dhe per vete opoziten …
Ne nuk kemi gjitheçka ne dorè per te riparuar
Por besueshèmerine e opozites e kemi ne dore , dhe duhet ta bejme urgjent ..
Reflektim sa me pare nga opozita qe te behemi te besueshèm …
Nese jo ,opozita eshte njesoj fajtore ..