Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Shpenzimet e shqiptarëve për arsimin privat arritën 200 milionë euro në një dekadë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zhvillimi i tregut në arsimin privat, programeve pas shkollës, çerdheve, kopshteve dhe qendrave private të kurseve i ka rritur shpenzimet e shqiptarëve për shërbimet e arsimore.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndërmarrjet në sektorin e arsimit realizuan xhiro totale në 20,4 miliardë lekë ose 200 milionë euro në vitin 2023. Kjo shifër ishte 100 për qind më e lartë se, xhiroja që këto aktivitete kanë realizuar në vitin 2014.

Në vitin 2010, të ardhurat e bizneseve të arsimit ishin 8 miliardë,  ndërsa vitin e pasardhës pati një rënie në 6,3 miliardë lekë. Ky ulje lidhet me periudhën e krizës ekonomike 2009 globale që ndikoi në shumë sektorë të ekonomisë. Pas vitit 2011, të ardhurat u stabilizuan dhe filluan të rriten vazhdimisht, me disa luhatje të vogla gjatë periudhës 2012-2017.

Nga viti 2018, të ardhurat e bizneseve të arsimit filluan të shfaqin një rritje më të shpejtë. Pavarësisht efekteve negative të pandemisë 2020, ku shkollat u mbyllën tërësisht për më shumë se tre muaj, të ardhurat e bizneseve të arsimit ishin më larta se në vitet e mëparshme, duke arritur 13 miliardë lekë. Pas vitit 2020, rritja ishte me fortë duke arritur kulmin në vitin 2023 me 20,4 miliardë lekë. Shpenzimet e shqiptarëve për shërbimet arsimore pësuan rritje vjetore me 17% më 2023, kryesisht si rrjedhojë e rritjes së tarifave.

Sektori i arsimit ka përjetuar një zhvillim të qëndrueshëm në Shqipëri, me një rritje të vazhdueshme të te ardhurave, veçanërisht pas vitit 2017, çka tregon se Shqiptarët kanë rritur ndejshëm shpenzimet nga buxhetet e tyre për këto shërbime.

Rritja e xhiros në bizneset që ofrojnë shërbime edukimi po vjen në një kohë ku numri i fëmijëve të dhe rinjve po ulët me shpejtësi nga pakësimi i lindjeve dhe emigracioni i lartë.

Të dhëna të tjera të zyrtare tregojnë se, bizneset në sektorin e arsimit kanë përqindje të lartë të falimentit vitet e fundit.

Për shkak të pagave të ulëta, shumë familje shqiptare konsiderojnë emigrimin si një mundësi për të siguruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre.

Teksa shërbimet arsimore po shtrenjtohen nga viti në vit, cilësia e arsimit kanë rënë ndjeshëm sipas të dhënave nga testi Global i Njohurive PISA. Shqipëria ishte vendi me rënien me të madhe të njohurive në testin e vitit 2022 në raport me 2018.

Qeveria shqiptare nuk ofron mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet me të ardhura të ulëta me fokus arsimin e fëmijëve. Kjo krijon një hendek të madh mes atyre që mund të përballojnë shpenzimet për arsim me cilësi të lartë dhe atyre që janë të detyruar të përballen me mundësi më të kufizuara./MONITOR

Previous Post

Goditet Call Center-i në Tiranë/ Në pranga një nga organizatorët dhe 6 punonjës

Next Post

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim ankimimin e Arbër Veliajt

Next Post
Gjykata e Lartë kthen për rigjykim ankimimin e Arbër Veliajt

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim ankimimin e Arbër Veliajt

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al