Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tregu i komunikimeve elektronike iu kthye rritjes në 2024, arriti në 400 milionë euro

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tregu i komunikimeve elektronike iu kthye rritjes në 2024, arriti në 400 milionë euro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tregu i komunikimeve elektronike iu kthye rritjes vitin e kaluar, i shtyrë kryesisht nga rritja e të ardhurave prej shërbimeve celulare. Sipas të dhënave të raportuara në Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) nga operatorët e tregut, të ardhurat totale prekën vlerën e 39.3 miliardë lekëve (rreth 400 milionë eurove), në rritje me 4% krahasuar me një vit më parë.

Rritja e tregut erdhi e gjitha në segmentin e shërbimeve celulare. Dy operatorët e rrjeteve celulare, Vodafone Albania dhe One Albania, vitin e kaluar raportuan të ardhura prej komunikimeve elektronike në vlerën 27.93 miliardë lekë, në rritje me 8.9% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i shërbimeve celulare vazhdon të sigurojë volumin më të madh të të ardhurave të tregut, me 71% të xhiros totale të tregut, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 69% i një viti më parë. Në ndarjen e tregut sipas xhiros së gjeneruar nga segmenti celular, Vodafone Albania ka thelluar dominimin e vet, me rreth 58% të totalit të tregut, nga 56% që mbante një vit më parë

Të dhënat e AKEP tregojnë se numri total i abonentëve celularë ose kartave SIM në fund të vitit 2024 arriti në rreth 3.4 milionë, e thënë ndryshe çdo banor në Shqipëri posedon rreth 1.4 karta SIM, shifёr kjo mё e lartё se mesatarja europiane prej 1.25 karta SIM pёr banorё.

Ndërsa, numri i kartave SIM aktive (numri i kartave tё përdorura për të kryer komunikime elektronike gjatë tre muajve të fundit) arriti në rreth 2.5 milionë, në rënie vjetore me 3.8%. Volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.39 miliardë lekë, me një rënie prej 4% krahasuar me një vit më parë. Rënia është diktuar kryesisht nga tkurrja e të ardhurave të sipërmarrësit One Albania nga rrjetet fikse, me rreth 1 miliard lekë.

Megjithatë, One Albania vazhdon të kryesojë strukturën e tregut sipas të ardhurave, me rreth 27% të tyre, i ndjekur nga Vodafone Albania me rreth 24%, ASC (Tring), me afërsisht 8%, Digicom dhe Abissnet, me afërsisht 6%, etj. Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve në fund të vitit të kaluar arriti në afërsisht 687 mijë, në rritje me 8.6% krahasuar me një vit më parë. Ritmi i rritjes së numrit të abonentëve ishte i përafërt me vitin 2023.

Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në dekadën e fundit ka qenë mjaft konkurrues, sidomos në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe ku janë përqendruar edhe investimet e operatorëve në infrastrukturë rrjeti. / Monitor

Previous Post

Drejtori i ARRSH-së paraqitet në SPAK

Next Post

“Po fusin duart në procesin e numërimit”, Shehaj: Jemi pranë mandatit të dytë

Next Post
“Po fusin duart në procesin e numërimit”, Shehaj: Jemi pranë mandatit të dytë

“Po fusin duart në procesin e numërimit”, Shehaj: Jemi pranë mandatit të dytë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al