Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet pas denonçimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, i cili deklaroi se disa efektivë poliçie të burgut të Peqinit kanë marrë pjeë në fushatën e PS, për t’i shërbyer Suel Çelës.
Prokuroria njofton se ka regjistruar procedim penal për “Shpërdorim detyre”
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, regjistroi kryesisht proçedimin penal nr. 457/2025, për veprën penale “Shpërdorimi i autoritetit poliçor”, parashikuar nga neni 332/a i Kodit Penal.
Regjistrimi u krye pas marrjes dijeni nga burime të hapura në internet për një denonçim publik në rrjetet soçiale nga përfaqësuesi i një subjekti politik, lidhur me përfshirjen e mundshme të disa punonjësve të IEVP Peqin në fushatë zgjedhore në mbështetje të një kandidati për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe bazuar në urdhrin nr. 25, datë 28.03.2025 të Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan “Mbi organizimin e shërbimit të gatishmërisë së përforçuar për periudhën zgjedhore nga 01.04.2025 deri më dt. 31.05.2025”, duke vlerësuar rëndësinë e posaçme të zgjedhjeve të lira e demokratike, në kuadër të qasjes proaktive të prokurorisë për identifikimin e rasteve të kryerjes së veprave penale në fushën e zgjedhjeve.
Në funksion të kryerjes së një hetimi të plotë e të gjithanshëm, u ngrit një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga prokurori i çështjes dhe tre ofiçerë të poliçisë gjyqësore pranë prokurorisë, nga të çilët po kryhen verifikimet dhe veprimet e para hetimore me karakter të ngutshëm, si pyetje të personave me dijeni për veprën penale, këqyrje pamjesh filmike, sekuestrime të provave materiale (aparate çelulare, DVR) etj.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan mbetet e angazhuar për hetimin efektiv të veprave penale në fushën e zgjedhjeve, duke ftuar çdo individ apo subjekt politik të përçjellë në kohën e duhur çdo informaçion për fakte penale.”