Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Apeli i GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Apeli i GJKKO ka shpallur të pafajshëm sot kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro si dhe 4 të pandehurit e tjerë Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu.

Më herët SPAK ka kërkuar dënimin e tij me 1 vit burg, si edhe heqjen e së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Në dhjetor të vitit të kaluar Prokuroria e Posaçme dërgoi në GJKKO kërkesën për gjykim për kryebashkiakun e Devollit, Eduard Duro dhe 4 të pandehurit e tjerë, Astrit Seferkolli, Gazmend Haxhija, Gazmend Mali e Vojsava Bregu, të akuzuar për shpërdorim detyre.

Njoftimi i GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Tereza Merkaj (anëtare) dhe Nertina Kosova (anëtare), më datë 06.05.2025, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 25 akti, datë 26.03.2025 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ka vendosur:

  1. Deklarimin e pafajshme të të pandehurës Vojsava Bregu, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Eduard Duro, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  3. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Astrit Seferkolli , për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  4. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Haxhija , për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25, të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  5. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Gazmend Malo, për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, “fakti nuk përbën vepër penale”.
  6. Shpenzimet e kryera në fazën e hetimit paraprak, në shumën ** lekë dhe shpenzimet gjyqësore, sipas formularit bashkangjitur i ngarkohen shtetit, pasi të pandehurit u deklaruan të pafajshëm sipas nenit 388 pika 1 gërma b) e K.Pr.Penale, se “fakti nuk përbën vepër penale”.
  7. Kundër vendimit lejohet ankim nga palët në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 14, datë 10.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Previous Post

Jupi: Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga dy hijet e së shkuarës

Next Post

Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit

Next Post
Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit

Incidenti në Korçë, gjykata liron vëllain e Bledion Nallbatit

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

September 16, 2026
Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

Arrestohet Enio Agasi, kushëriri i Ergys Agasit

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al