Sunday, July 6, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dëmi moral i premtimeve, një flluskë elektorale

Editor by Editor
May 5, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Dëmi moral i premtimeve, një flluskë elektorale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Vota e lirë dhe mundësia reale për të zgjedhur janë themeli i një shteti demokratik, pasi u jep qytetarëve fuqinë për të ndikuar në drejtimin e vendit. Ajo shërben si një mjet presioni ndaj qeverisë, duke e detyruar të jetë e përgjegjshme, transparente dhe e orientuar drejt interesit publik.

Nëpërmjet votës, qytetarët mbajnë në kontroll pushtetin, duke ndëshkuar keqqeverisjen dhe duke shpërblyer politikat që përmirësojnë jetën e tyre.

Në Shqipëri, e drejta e votës duket se tashmë është e shtrembëruar. Partitë, sidomos ato që kanë pushtetin, kanë krijuar një rrjet kapilar që “numërojnë” votuesit dhe i mbajnë në kontroll, në presion apo në vëzhgim, duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për t’i “bindur” ata.

Kthimi i mekanizmit të zgjedhjeve për së mbrapshti, duke i hequr fuqinë reale sovranit, është një tipar i nivelit të dobët të demokracisë, që ka karakterizuar vendin në këto dekada.

Ndaj nuk është çudi që fushatat e partive politike, më shumë i ngjajnë një procesi blerjeje të votave, me premtime për kthime të larta e të shpejta (njësoj si piramidat) sesa masave të qëndrueshme me rezultate afatgjata që të çojnë në fitimin e votës.

Rritja e pagës e pensioneve është në thelb të garës mes dy partive kryesore, së bashku me premtime të tjera, që në fakt duhet të ishin zgjidhur me kohë, si ujë 24 orë, legalizimet, kthimi i pronave etj.

Këto janë çështje që as nuk duhet të diskutoheshin në një vend që prej 35 vjetësh po ndërton demokracinë. Qytetarët, “të lodhur” nga problemet që nuk gjejnë zgjidhje, në vend që të ushtrojnë presion, presin çdo katër vjet se mos në ato pa ditë fushatë do t’u zgjidhen hallet, do të marrin legalizimin, do t’u shtrohen rrugët, apo më e thjeshta, që dikush do të marrë mundimin t’i dëgjojë.

Veprimi më i fundit është premtimi për “Paqen fiskale”, që në thelb është një amnisti e pjesshme, që premton falje të detyrimeve më të vjetra se 10 vite. Për detyrimet nga 5 deri në 10 vite ofrohet fshirje 50% e borxhit, nëse paguhet menjëherë. Kjo falje është një refren i përsëritur rëndom çdo katër vjet.

Në thelb, premtimet fasadë të çdo fushate veçse po sjellin një dëm moral institucional, që cenon kulturën e përgjegjësisë fiskale, vlerat e konkurrencës së ndershme dhe lidhjen e ndershme midis taksave, shërbimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë.

Për bizneset, rreziku i çdo amnistie është dëmi moral kundrejt të gjithë sipërmarrjeve që kanë paguar rregullisht taksat, apo individëve që kanë deklaruar të gjithë të ardhurat.

Këto biznese mund të dekurajohen, pasi amnistitë janë bërë të zakonshme pothuajse çdo katër vjet, duke zhbërë vullnetin e qeverisë, që deklaron se pas çdo amnistie nuk do të ketë më tolerancë ndaj evazionit.

Bizneset mund të shtyjnë pagesat, ose të shmangin detyrimet fiskale me pritshmërinë se do t’u falen në ciklin e radhës. Kjo dëmton disiplinën tatimore dhe barazinë para ligjit, duke penalizuar ata që janë korrektë.

Premtimet për rritje pagash ose ndihma pa mbështetje reale ekonomike krijojnë pritshmëri të rreme, nxisin konsum të paparashikueshëm dhe mund të sjellin presion inflacionist, ndërsa produktiviteti real nuk ndryshon duke dëmtuar sipërmarrjen në afatin e gjatë.

Mosndjekja e rritjes së pagave të administratës nga biznesi, me diferencën që u thellua në 30% në fund të 2024-s nga 20% dy vjet më parë, është një dëshmi që “urdhrat administrativë” nuk funksionojnë.

Kur premtimet bëhen për arsye elektorale dhe jo mbi baza të qëndrueshme ekonomike, qytetarët dhe bizneset fillojnë të mos u besojnë më institucioneve. Ata e shohin politikën si një mjet manipulimi, jo si një proces serioz vendimmarrjeje.

Rreziku është që si bizneset, ashtu edhe individët, të reagojnë duke shmangur taksat, për sa kohë që perceptojnë se ato po shpërdorohen, të largohen nga procesi demokratik, gjë që dobëson pjesëmarrjen dhe kontrollin ndaj pushtetit, apo dhe të largohen fare nga vendi, si një protestë e heshtur, çka në fakt vazhdon të ndodhë masivisht.

Pas 30 vitesh demokraci, votat nuk mund të “blihen” më me lëvizje sipërfaqësore, por me reforma të thella, që do të nxisnin zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, rritje të konkurrueshmërisë, nxitje të Investimeve të Huaja Direkte, që do të sillnin më shumë të ardhura në buxhet e paga më të larta e si rrjedhojë, përmirësim real të mirëqenies së individëve. Monitor.al

Previous Post

11 maji/ Ja sa të burgosur do zgjedhin nga qelitë partinë dhe kandidatin e preferuar

Next Post

Trump telefonatë me Erdogan: Mezi pres të punojmë për t’i dhënë fund luftës qesharake mes Rusisë dhe Ukrainës

Next Post
Trump telefonatë me Erdogan: Mezi pres të punojmë për t’i dhënë fund luftës qesharake mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump telefonatë me Erdogan: Mezi pres të punojmë për t’i dhënë fund luftës qesharake mes Rusisë dhe Ukrainës

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine
AKTUALITET

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

by Editor
July 1, 2025
0

  Dy personazhe të panjohur, njëri prej të cilëve i skeduar si distributor kokaine, qëndrojnë pas një perandorie financiare, të...

Read moreDetails
Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

Skandali/ Vëllai i Termet Peçit, zapton plazhin publik në Porto Palermo

June 30, 2025
Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

Nis çmontimi i basteve sportive të paligjshme? Arrestohet Lendi Palaj , i portretizuar si truri i pikave 333 dhe CR7

June 30, 2025
LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

LISTA E PLOTË – Drejtorët e “Bankers” që marrin miliona euro: Emra fiktivë, rroga të majme, fryrje kostosh!

July 4, 2025
Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

Goli 500 mijë euro që i “hëngri kokën” Myzyrit/ Si u favorizua AEK Munella-Drini 1, në kontratën 2 milionë euro nga KPP

June 25, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kapet anija në Belgjikë me qindra kg kokainë, një shqiptar mes të arrestuarve

Kapet anija në Belgjikë me qindra kg kokainë, një shqiptar mes të arrestuarve

July 6, 2025
Abuzoi me fondet e BE, Frida Krifca sfidon SPAK; pushime me 700 euro/nata, nga pasuritë e dyshimta te “dora e zezë” e rusëve

Abuzoi me fondet e BE, Frida Krifca sfidon SPAK; pushime me 700 euro/nata, nga pasuritë e dyshimta te “dora e zezë” e rusëve

July 6, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al