Kandidatja e PS në qarkun e Shkodrës Edona Bilali disa ditë më parë k apublikuar një spot elektoral ku shfaqet një i moshuar, interpretim nga aktori shkodran Besnik Çinari, në gjendje të rëndë në shtratin e një spitali, i cili me gjysëm zëri e pyet nëse “e kap dot apo jo 11 majin për të votuar Edonën”.
Për këtë spot ka reaguar dhe ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj. Ky moment ironik synon të shfaqë përpjekjet e patronazhistëve të Partisë Socialiste, që, sipas Beqirajt, përdorin manipulimin e emocioneve të qytetarëve dhe madje i bëjnë ata të ndihen nën presion për të votuar në favor të partisë në pushtet.
Beqiraj shoqëron videon me një koment ironik: “Axh, ti paç veç jetë, E për votë hiç mos ved! Se ne jena specialista, Tan ‘dekunit I kena n’lista!”.
Në fund të videos, Beqiraj shkruan: “Mendja është si parashuta, funksionon nëse hapet!“, duke inkurajuar njerëzit të mendojnë dhe të jenë të vetëdijshëm për manipulimet që mund të përballen në prag të zgjedhjeve.