Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Sport

Vdekje tek Milani, ndërron jetë…

Editor by Editor
in Sport
0
E rëndë/ Gjendet i vetëvarur një burrë, dyshimet e para
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Futbolli italian i thotë lamtumirë një prej drejtuesve më të njohur të dekadave të kaluara. Giuseppe “Giussi” Farina, ish-president i Milanit nga viti 1982 deri në 1986, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare. I lindur në Gambellara (provinca e Vicenzës) në vitin 1933, Farina do të mbushte 92 vjeç në shtator.

Një sipërmarrës i njohur dhe drejtues me përvojë, Farina ka lënë gjurmë jo vetëm te Milani, por edhe te Padova dhe Vicenza, ku regjistroi një sezon historik në vitin 1977-78, duke u renditur në vendin e dytë në Serinë A, suksesi më i madh në historinë e klubit. Në atë sezon, Paolo Rossi, që më pas do të shpallej kampion bote me Italinë në vitin 1982, shënoi 24 gola.

Gjatë karrierës së tij, Farina ka drejtuar gjithsej 12 klube italiane, përfshirë Milanin, Padovën, Vicenzën, Audace, Valdagnon, Legnagon, Schion, Rovigon, Bellunon, Rovereton, Modenën dhe Palù-n.

Vitet te Milani, nga rënia në B te shfaqja e Berlusconi-t

Giussi Farina mori drejtimin e Milanit më 19 janar 1982, duke zëvendësuar Gaetano Morazzoni-n. Në atë kohë, klubi po kalonte një periudhë të vështirë, me Gigi Radice në pankinë. Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, Farina zgjodhi ta largonte Radicen për t’i besuar drejtimin Italo Galbiatit, por sezoni përfundoi me një tjetër rënie në Serinë B, e dyta në historinë e klubit.

Në sezonin 1982-83, Ilario Castagner e riktheu menjëherë skuadrën në elitë, por sezoni pasues ishte zhgënjyes dhe Castagner u largua. Në vitin 1984-85 u rikthye Nils Liedholm, por problemet vazhduan.

Në vitin 1986, përballë një situate të rënduar financiare, Farina jep dorëheqjen, dhe president i përkohshëm emërohet Rosario Lo Verde. Më 20 shkurt 1986, presidenti i Fininvest, Silvio Berlusconi, bleu Milanin, duke shlyer borxhet dhe duke shpëtuar klubin nga falimentimi – një akt që do të shënonte fillimin e një prej epokave më të lavdishme në historinë e futbollit evropian.

 

Previous Post

Dumani i përgjigjet kërkesës së PD për krimet zgjedhore: Janë proceduar 18 raste, 5 janë regjistruar kryesisht

Next Post

Tronditet vendi, tërmet i fuqishëm 6.6 ballë

Next Post

Tronditet vendi, tërmet i fuqishëm 6.6 ballë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

“I ka rënë maska”, profesori austriak godet Ramën: Nga akuzat për korrupsion te dhuna ndaj protestuesve

October 21, 2026
A mund të sjellë ndryshim protesta e studentëve në Shqipëri

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al