Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

AKSHI, 2 mln Euro për një klikim në spitale, ndërkohë që pacientët vdesin pa Ilaçe

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
AKSHI, 2 mln Euro për një klikim në spitale, ndërkohë që pacientët vdesin pa Ilaçe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Po, në Shqipëri ndodh edhe kjo: ndërsa në spitale mungon qetësuesi për kancerin dhe fëmijët në Pediatri shtrohen për t’u lutur, jo për t’u kuruar, shteti firmos 2 MILIONË EURO për “mirëmbajtje sistemi”. Dhe jo për një sistem që shpëton jetë – por për një kompjuter të AKSHI-t.

Po të kesh hallin e një kodi, e gjen shtetin me thes me euro në dorë. Po të kesh hallin e jetës, të thonë “s’kemi fonde”. Ky është realiteti.

Kontrata? Pa garë. Pa konkurencë. Pa shpjegim. Me negociata të mbyllura, si pazari i natës. E fitoi ONI SHPK, një kompani që e ka pasur dorën ngrohtë nga shteti edhe më parë. Nuk është çudi: në Shqipëri, qarkullojnë më shumë tendera të fshehtë sesa recetat e mjekut.

Ndërkohë, në QSU “Nënë Tereza”, ku gjoja funksionon ky sistem i artë, pacientët kërkojnë rrugës për barna që s’ka. Sistemi që mirëmbahet me miliona nuk ndihmon askënd – veç ndoshta disa llogari bankare të fshehura.

Ky nuk është më skandal – është banditizëm i bardhë, me kostum e me vulë. Të mbash një popull në varfëri, të lësh pacientët të vuajnë, ndërsa firmos miliona për letra pa garë? Kjo është arrogancë që meriton vetëm një fjalë: turp.

Dhe nëse mendon se ky është rasti i vetëm, gabohesh. Shqipëria është bërë “republika e tenderave të errët”, ku mjekësia vdes dhe mirëmbajtja fiton miliona.

Ndërkohë, ministrat postojnë foto nga konferencat e teknologjisë, ku flasin për digjitalizim, ndërsa pacientët digjen në korridoret e shëndetësisë që nuk funksionon.

Mos e harroni këtë shifër: 2 milionë euro. Jo për ilace. Jo për shërbim. Por për… mirëmbajtje./ Gijotina.com

Tags: AKSHIkontratamirëmbajtje sistemipacientpara
Previous Post

Foto/ Mjeti që dyshohet se u përdor nga autorët në atentatin ndaj babait të Roan Brahimit

Next Post

Goxhaj-qytetarëve: Mos i dorëzoni kopje të ID-së dhe dokumentave të pronësisë patronazhistave të UKT-së

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

UGSH denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protesta: Reporterët u goditën me plumba gome

October 19, 2026
“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

“Ik nga këtu se t’i qerrova sytë”, momenti kur efektivi kërcënon gazetaren – VIDEO

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al