Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Si nisi hakmarrja e dy grupeve/ Brilant Martinaj i urinoi në fytyrë, Roan Brahimi nuk ia fali kurrë…

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Si nisi hakmarrja e dy grupeve/ Brilant Martinaj i urinoi në fytyrë, Roan Brahimi nuk ia fali kurrë…
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Viktima po qëndronte në tavolinë në lokalin e tij, i ulur me një person tjetër, kur persona ende të paidentifikuar mbrërritën me Porsche dhe e qëlluan me breshëri plumbash.

Gjovalin Prendi ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa personi në tavolinë mbeti i lënduar. Katër persona dyshohet se morën pjesë në atentat, ku dy të maskuar dolën nga makina dhe njëri prej tyre qëlloi shënjestrën.

Ndërkohë një tjetër atentat ndodhi në Tiranë rreth 45 minuta më vonë ku u qëllua me breshëri plumbash ndaj G Class të pronarit të “Pelikani Security”, ku mbetën të plagosur 4 të rinj, mes tyre dy djemtë e biznesmenit.

Por dyshohet se shënjestër ishte gruaja e Roan Brahimit, e cila kishte qenë në Pllanë te vjehrri dhe pas vrasjes së tij është nisur drejt Lundrës, ku edhe banonte.

Ajo udhëtonte me G Class dhe në targë i ndryshonte vetëm një numër nga G Class ku udhëtonin 4 të rinjtë e plagosur.

Si nisi përplasja Martinaj-Brahimi?

Armiqësia duket se nisi vite më parë, ku Brahimi, apo siç njihej ndryshe, Sidorel Prendi, u dhunua dhe denigrua nga Brilant Martinaj. Thuhet se ai i urinoi në fytyrë, akt ky që Roani nga Pllana e Lezhës, nuk e harroi kurrë. Ngjarja ndodhi për një borxh bixhozi të cilin Brahimi nuk e shleu. Ylli Brahimi në rreth miqësie me Brahimin, e dërgoi atë në një nga bazat afër Fushës Kuqes, ku ishin Ervis Martinaj dhe njerëzit e tij të besuar. Me daljen e tij gjallë nga aty, asokohe thuhet se Roan Brahimi paralajmëroi Ylli Brahimin: Nuk ta fal kurrë atë që më ke bërë!

Brahimi u bë i dyshuar për disa atentate të bujshme, mes tyre edhe masakra e Fushë Krujës, ku u vranë Besmir Hoxha, Brilant Martinaj dhe Dikler Vata. Ngjarja ndodhi më 17 korrik 2022 dhe dyshohet se atentati u porosit dhe u organizua nga Roan Brahimi për eliminimin e Brilant Martinaj, kushëri i Ervis Martinajt.

Më 22 korrik 2022, në Milot, u organizua një atentat ndaj Ylli Brahimit, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Edhe për këtë ngjarje, Brahimi u dyshua si organizator. ​

Roan Brahimi dyshohet të ketë lidhje edhe me vrasjen Gentjan Bejtjes në 15 mars të 2024 në Larushk të Krujës. Një nga personat e arrestuar nga policia si transportues i vrasësve, Ilir Beqaraj, rezulton të ketë lidhje miqësore me të, konkretisht kunat me Roan Brahimin. Ky i fundit, në bashkëpunim me grupin e Niklës, ka dyshime të forta se kanë bashkëpunuar për të kryer këtë atentat, e po ashtu dyshohen të përfshirë edhe në disa ngjarje të fundit të ndodhura në Kurbin dhe Lezhë. Ata mendohet të kenë qenë financues dhe organizator, për të goditur grupin rival të Ervis Martinajt. Për vrasjen e Gentjan Bejtjes dyshohet se pajtuan qitës nga Vlora.

Brahimi u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Dubai. Megjithatë, më 9 maj 2024, ai u vra në Athinë nga dy persona të maskuar me motor, ndërsa ishte me partneren dhe djalin e tij të mitur.

Previous Post

VIDEO/ Joz Marku shfaqet në ring boksi pas shpullës ndaj Gjestit

Next Post

A jeni gati për ta zbuluar? Inteligjenca Artificiale zbulon fituesin e Big Brother Vip Albania 4!

Next Post
A jeni gati për ta zbuluar? Inteligjenca Artificiale zbulon fituesin e Big Brother Vip Albania 4!

A jeni gati për ta zbuluar? Inteligjenca Artificiale zbulon fituesin e Big Brother Vip Albania 4!

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al