Friday, September 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

D*oga, dollari, diplomacia… A është Shqipëria një parajsë pushimesh apo një parajsë gangsterësh?

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
D*oga, dollari, diplomacia… A është Shqipëria një parajsë pushimesh apo një parajsë gangsterësh?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria, mes bisedimeve në BE dhe klaneve të stukturuara. Pikërisht në Evropë, dhe megjithatë në shumë aspekte larg Evropës. Por, çfarë lloj shteti është? Një parajsë pushimesh apo një parajsë gangsterësh?

Një dokumentar nga rrjeti i njohur televiziv europian “ARTE” përcjell një panoramë kontradiktore, në atë çka kryeministri i vendit prezanton para Perëndimit dhe atë çka në të vërtetë, ndodh në Shqipëri.

Gent Strazimiri, aktualisht kandidat për deputet i PD në Durrës, ka thënë se gjithçka kontrollohet nga Edi Rama.

Kryeministri kontrollon gjithçka, kontrollon krimin e organizuar, kontrollon policinë, kontrollon edhe gjyqësorin.

Aleksandra Bogdani, gazetare e BIRN, tha se “ne jemi duke u kthyer si një Rusi në miniaturë.”

Së fundmi – një kamp refugjatësh për BE – jashtë BE. Kjo e bën kryeministrin autokratik Edi Rama, gjithnjë e më të domosdoshëm për BE-në, vijon dokumentari.

“Ne kemi rolin tonë për të luajtur dhe luajmë si evropianë”, është shprehur kryeministri Edi Rama për “ARTE”.

Droga, dollari, diplomacia… A është Shqipëria gati për BE? Dhe a është Europa gati për Shqipërinë?

Rrjeti i njohur televizi ka intervistuar edhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në kohën kur ai u la në arrest shtëpie nën akuza të ngritura nga SPAK.

Unë jam i burgosur politik në shtëpinë time. Unë jam i burgosur në shtëpinë time pa asnjë akuzë penale. Prokuroria politike nën presionin e fortë të Ramës, pas një hetimi prej një viti dhe konstatimit zero, zero shkel ligjin. Ky është një lloj puç kundër pushtetit të parlamentit.

Që pas rënies së komunizmit, Shqipëria është përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Edhe pse ka një sistem shumëpartiak, eksponentë të lartë të opozitës janë në burg. Për 11 vite, e gjithë fuqia është përqëndruar në duart e kryeminsitrit Edi Rama, i cili është një aleat i afërt i Perëndimit.

Edi Rama, është ndoshta, politikani më shumëngjyrësh në Evropë. Një socialist që nuk e ndjek Konventën dhe i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.

Por, a është Shqipëria një vend që ka probleme me korrupsionin?

Vetë Rama, ka pranuar se sot, Shqipëria ka korrupsion duke iu referuar edhe deputetëve, ish-ministrave të kabinetit të tij qeveritar, kryebashkiakë që sot janë pas hekurave.

Sigurisht që është. Padyshim. A është Shqipëria një vend që ka sot shumë më tepër kapacitete për të luftuar korrupsionin, shumë më tepër transparencë në shumë vite, shumë më tepër garanci kundër korrupsionit? Sigurisht. Sepse përndryshe nuk do të flisnim këtu për drejtësi, nuk do të merrnim për rezultate dhe nuk do të flisnim për njerëz të lidhur me pushtetin apo partinë në pushtet apo të qenit në qeveri, dhe po flas për qeverinë time që ka përfunduar pas hekurave, për herë të parë në histori.

Nga ballkoni i banesës së tij, teksa fliste me gazetarët e rrjetit të njohur televiziv, Berisha tregoi kullat e larta që zënë pamjen në çdo cep të Tiranës.

Kryedemokrati i përshkroi si monumente të drogës.

Shikoji këto kullat e larta. Çfarë bëjnë, çfarë janë. Të gjitha janë monumente droge dhe korrupsioni.

Por Edi Rama, ka luajtur edhe një herë kartën e tij më të vlefshme: paraqitet si një Evropian që merr përsipër problemet me vetëmohim. Dhe kush e bën veten kështu të domosdoshëm për Perëndimin.

Previous Post

Po trafikonin 8 refugjatë egjiptianë dhe algjerianë, kapen 2 sirianë në Kapshticë

Next Post

U sulmua nga të burgosurit e tjerë, Veliaj kërkon transferimin nga burgu i Durrësit në atë të …

Next Post
U sulmua nga të burgosurit e tjerë, Veliaj kërkon transferimin nga burgu i Durrësit në atë të …

U sulmua nga të burgosurit e tjerë, Veliaj kërkon transferimin nga burgu i Durrësit në atë të ...

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë
AKTUALITET

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

by Editor
March 13, 2025
0

Ditën e djeshme partitë politike kanë publikaur listat e kandidatëve për deputet në të gjithë Shqipërinë, ku nuk munguan surprizat...

Read moreDetails
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

Ermir Ndreaj bos kokaine në Belgjikë, pronar i restorantit Savoy Garden te Deliorgji me avokate Elirën, Ndreaj lidhje me Eldi Dizdarin, Evropa i kërkon, Shqipëria i strehon

January 31, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

September 4, 2026
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina

September 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al