Thursday, September 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Po blejnë vota në Lushnjë? PD: Policia, një bandë në shërbim të Ballukut

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Po blejnë vota në Lushnjë? PD: Policia, një bandë në shërbim të Ballukut
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me arrestimin e 38-vjeçarit Marin Leka në Lushnjë, i cili dyshohet se i kishte marrë kartë ID qytetarit Muharrem Toska, dhe i kishte premtuar lekë në këmbim të votës në 11 Maj për demokratët.

PD e konsideron si një sajesë të turpshme si të Sigurimit të Shtetit, teksa distancohet nga çdo krim elektoral dhe i bëjnë thirrje SPAK-ut që të hetojë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë cilindo që ka shkelur ligjin.

Për rastin në fjalë, PD e konsideron Policinë e Shtetit si një bandë në shërbim të Belinda Ballukut, pasi sipas tyre, ka bërë këtë sajesë të trashë dhe qesharake për llogari të drejtueses politike të PS-së në Qarkun e Fierit.

REAGIM I SHTABIT TË PD, QARKU FIER

Sajesat e turpshme si të Sigurimit të Shtetit as na ndikojnë, as na shfokusojnë nga misioni ynë për të bërë më të mirën për Shqipërinë. Ne distancohemi nga çdo krim elektoral dhe jemi në krye të betejës kundër shkeljeve të ligjit në zgjedhje.

Manipulimet e opinionit publik të kryer nga Policia e Shtetit, një bandë në shërbim të Belinda Ballukut, duhet të marrin përgjigje nga Prokuroria e Posaçme. SPAK duhet të hetojë menjëherë rastin dhe të vendosë para përgjegjësisë cilindo që ka shkelur ligjin.

Ne kemi besim të plotë tek SPAK për zbardhjen e këtij rasti, ku po keqpërdoret Policia e Shtetit për propagandë bajate kundër PD.

Sajesa e trashë, qesharake dhe e turpshme e Policisë së Shtetit është bërë për llogari të PS dhe Belinda Ballukut për të zhurmuar krimin elektoral të detyrimit të administratës për të marrë pjesë në mitingjet e PS.

35 fletëthirrje janë dërguar tek strukturat e Partisë Socialiste për krime zgjedhore vetëm ditën e djeshme për këtë krim elektoral. Ne inkurajojmë Prokurorinë e Posaçme që të vijojë punën për goditjen e çdo krimi zgjedhor në qarkun Fier.

Previous Post

Rama ironizon LaCivitën, poston foto e tij me ‘nr.5’ : Edhe “Latifi” e ka kuptuar

Next Post

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT

Next Post
AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 3 punonjës policie dhe 3 punonjës të IKMT

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”
AKTUALITET

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

by Redaktor Redaktor
September 15, 2026
0

Një bandë shqiptare e dyshuar për trafik ndërkombëtar kokaine është goditur në Belgjikë. Tetë persona u prangosën në kuadër të...

Read moreDetails
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

Euro po ndryshon, si dhe ku prodhohen kartëmonedhat dhe sa është kostoja

September 15, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

September 16, 2026
Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

Dita e 109-të e protestës/ Thirrje për UÇK-në gjatë marshimit në Tiranë

September 16, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al