Friday, June 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Dy Shqipëritë e 11 Majit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Dy Shqipëritë e 11 Majit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Taulanda Jupi

Të shtunën që lamë pas, shqiptarët u bënë dëshmitarë të një feste të turpshme. Në zemër të kryeqytetit, në Sheshin Skënderbej, Edi Rama vendosi të organizojë një dasëm politike, një spektakël i paguar me paratë e qytetarëve, i ngritur mbi dëshpërimin e 700 mijë shqiptarëve që u detyruan të lënë vendin gjatë 12 viteve të fundit.

Mos vallë po festohej ikja e tyre? Apo ndoshta finalizimi i një martese 12-vjeçare mes pushtetit dhe parasë, në një oborr ku hyrja është e lejuar vetëm për pakicën e privilegjuar?

Atë ditë pamë dy Shqipëri. Njëra është Shqipëria e njerëzve të ndershëm, e prindërve që punojnë pa orar për të rritur fëmijët me dinjitet, që luftojnë për t’u dhënë atyre arsim dhe një të ardhme më të mirë. Këtyre shqiptarëve nuk u ofrohet asnjë festë, asnjë shpërblim, asnjë lehtësim për mundin dhe sakrificën e tyre.

Tjetra është Shqipëria e pakicës së oborrit qeveritar, një botë ku pushteti feston çdo ditë suksesin e vet mbi dështimin e shumicës. Aty ku taksat janë të papërballueshme, çmimet marramendëse, pagat të pamjaftueshme, dhe ku shëndetësia, arsimimi e strehimi trajtohen si luks, jo si të drejta themelore.

Kjo dasëm e turpshme që u shfaq me pompozitet në media nuk ishte një moment i gëzimit kombëtar. Ishte shfaqje e një Shqipërie të deformuar, ku një pakicë sundon mbi një shumicë të heshtur, të lodhur dhe të përjashtuar.

Pas 34 vitesh tranzicion, më shumë se gjysma e shqiptarëve janë larguar. Ata nuk janë larguar për aventurë. Janë larguar sepse Shqipëria nuk u ofroi më as dinjitet, as perspektivë, as mundësi. Sepse Shqipëria e tyre, ajo e sakrificës dhe punës së ndershme, po zvogëlohet dhe po vdes çdo ditë. Ndërsa Shqipëria e oborrit qeveritar vetëm pasurohet, vetëm forcohet, vetëm betonizohet.

Sot, më shumë se kurrë, na duhet një zgjedhje. Një ndarje e qartë mes pakicës që sundon, pasurohet dhe feston mbi padrejtësitë dhe shumicës së heshtur që punon pa pushim dhe në këmbim merr një lëmoshë për mbijetesë, jo shpërblimin e drejtë të djersës së ballit.

Unë besoj te Shqipëria e mundësive të barabarta. Shqipëria prej të cilës të rinjtë nuk ikin, por krijojnë dhe ndryshojnë vendin. Shqipërinë ku profesionistët nuk shfrytëzohen, por respektohen dhe shpërblehen. Shqipëria ku qytetari është në qendër të politikës, jo i fundit në rradhë.

Më 11 maj, shqiptarët nuk do të zgjedhin midis dy apo tre politikanëve. Do të zgjedhin mes dy Shqipërive: mes asaj që feston vetëm për vete dhe asaj që punon për të gjithë.

Previous Post

Dumani: 33 ish-zyrtarë të lartë në hetim, korrupsioni me skema të sofistikuara të pastrimit të parave

Next Post

Berisha thumbon socialistët: Bëjnë garë me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha

Next Post
Berisha thumbon socialistët: Bëjnë garë me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha

Berisha thumbon socialistët: Bëjnë garë me rroba të kushtueshme, sikur janë princesha

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…
AKTUALITET

Igli Tare shokon me deklaratën në SPAK: Belindën e kam…

by Redaktor Redaktor
June 4, 2026
0

Ish-futbollisti dhe drejtuesi sportiv Igli Tare është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ka dhënë shpjegime në kuadër...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

May 31, 2026
Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

Skandal në QSUT/ Salla e operacionit te Kardiologjia jashtë funksionit, pacientët dërgohen te privati

June 4, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

June 4, 2026
Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

Flamingot bëjnë ‘valixhet’ gati, Rama dorëzohet përballë 4 mld eurosh të investimit në Zvërnec

June 4, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al