Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Mosvaksinimi solli shpërthim të fruthit, mjekët: 8% e fëmijëve nuk kanë marrë dozën e dytë

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Mosvaksinimi solli shpërthim të fruthit, mjekët: 8% e fëmijëve nuk kanë marrë dozën e dytë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rritja e rasteve me fruth jo vetëm në vendet e Evropës, por së fundmi edhe në rajon, për ekspertët shihet si kërcënim për përhapjen e sëmundjes edhe në vendin tonë, ku gjatë muajit mars u raportuan 14 fëmijë të prekur.

Megjithatë, sipas ekspertëve nuk ka vend për panik, por respektimin me rigorozitet të kalendarit të vaksinave për shkak se të pavaksinuarit janë edhe më të rrezikuar për t’u prekur. Kjo situatë vuri në alarm prindër, por edhe institucione, të cilat kanë nisur kontrolle të shtuara.

Nga java që lamë pas e në vijim, Inspektorati Shëndetësor është në terren nëpër institucione parashkollore jopublike për verifikimin e kartelave të vaksinimit të fëmijëve me qëllim identifikimin e kopshteve dhe çerdheve që kanë pranuar fëmijë të pavaksinuar në kundërshtimin më rregullat.

MOSVAKSINIMI

Shpërthimi i një vatre infektimi me sëmundjen e fruthit në Fier dhe disa raste të tjera jashtë kësaj bashkie tregoi në mënyrë të përsëritur faktin se mosvaksinimi i fëmijëve në kohën e duhur bëhet gjithmonë shkak për këtë situatë. Aktualisht kemi 14 fëmijë të infektuar.

“Rastet janë nga 0-14 vjeç me mbizotërim të moshës 2-4 vjeç. 10 raste i përkasin një kopshti jopublik në Fier, 1 rast po në Fier, por pa lidhje epidemiologjike me këtë kopsht, një rast në Vaun e Dejës, një rast në Tiranë dhe një në Lezhë. 9 nga 14 rastet e konfirmuara u gjetën të pavaksinuar”, – tha epidemiologu Artan Simaku.

Aktualisht në Rumani, Serbi dhe Mal të Zi fruthi po qarkullon në nivele shqetësuese për shkak të lëvizjeve. ISHP paralajmëron shtimin e infektimeve. Aktualisht mbulesa vaksinale me një dozë është 81%, prag ky që nuk parandalon dot infektimet.

“Kemi me mijëra raste në Rumani, shumë raste në Mal të Zi e po kështu edhe në Serbi. Me lëvizjet e popullatës mundësia e infektimit mbetet e lartë dhe kjo sëmundje mund të jetë vdekjeprurëse për të pavaksinuarit.

Vaksinimi duhet të bëhet në kohën e duhur siç edhe rekomandon kalendari, në moshën 12 muajsh dhe 5 vjeç. Aktualisht mbulesa vaksinale e një dozë është 81%, ndërsa ajo me dy doza 92%. Pragu i mbulesës vaksinale që mundëson parandalimin e shpërthimeve duhet të jetë mbi 95%”, – tha epidemiologu Simaku.

APELI

Mjeku epidemiolog Fabian Cenko thotë që mbulesa vaksinale kundër fruthit duhet të jetë mbi 95% për të shmangur shpërthimin në popullatë.

“Përballë kësaj zgjidhja e parë dhe më efikase është përpjekja për të mbajtur mbulesën vaksinore të fëmijëve 1 dhe 5 vjeç në nivele të larta pra, jo më pak se 95%, ndërkohë që në Shqipëri aktualisht mbulesa vaksinore e fëmijëve me dozën e parë është 83%, me dozën e dytë është 92% dhe kjo tregon se ka një përqindje jo të vogël të fëmijëve të cilët nuk vaksinohen”, tha mjeku.

Ka prindër që refuzojnë të aplikojnë vaksinën MMR tek fëmijët, pasi e lidhin atë me shfaqjen e autizmit, por epidemiologu Cenko siguron qytetarët se kjo vaksinë nuk ka asnjë efekt negative në organizëm.

“Duhet thënë një gjë, që vaksina e fruthit është efiçente, është shumë efikase që ka një efekt të padiskutueshëm, virusi i fruth nuk ndryshon. Rrjedhimisht është një vaksinë që nëse unë e kam bërë para 30 vitesh, unë jam edhe sot i mbrojtur.

Një vaksinë pa asnjë pasojë anësore”, tha Cenko. Në Qendrat Shëndetësore të kryeqytetit të shumtë janë prindërit pro vaksinës MMR, të cilët nxitojnë ta aplikojnë.

“Ende se ka mbush moshën, por do e bëjmë patjetër, kemi besim tek vaksina”, thotë një prind.

Vaksina kundër fruthit aplikohet në dy doza dhe është në kalendarin e detyrueshëm të vaksinimit. Doza e parë aplikohet në fund të vitit të parë të jetës dhe e dyta në moshën 5 vjeç. Fruthi është një sëmundje jo domosdoshmërish e rëndë, por nuk përjashtohen edhe mundësitë e hospitalizimit apo të humbjes së jetës./ Gazeta Panorama

Previous Post

I shpallur në kërkim , arrestohet 45-vjeçari me dy identitete

Next Post

PD hedh dyshime për votën e diasporës: Të pezullohet printimi

Next Post
PD hedh dyshime për votën e diasporës: Të pezullohet printimi

PD hedh dyshime për votën e diasporës: Të pezullohet printimi

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al