Monday, October 19, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Rama “lidh” Veliajn dhe “lëshon” Ristanin: Kryebashkiakia e komanduar largon të besuarit e lali Erit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Rama “lidh” Veliajn dhe “lëshon” Ristanin: Kryebashkiakia e komanduar largon të besuarit e lali Erit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Anuela Ristani, e cila mori drejtimin e Bashkisë së Tiranës pas arrestimit të Erion Veliajt, ka nisur një valë shkarkimesh. Me një lëvizje të shpejtë, ajo ka larguar disa nga njerëzit e besuar të Veliajt, duke u zëvendësuar me emra të mbështetur nga kryeministri Edi Rama.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme ishte emërimi i Skerdi Drenovës në krye të Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) i cili më parë ka drejtuar Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST).

Deri në momentin e fundit, për këtë post konkurronte edhe Kujtim Nanaj, i cili gëzonte mbështetjen e Elton Kacidhes dhe të bashkëshortit të vetë Ristanit. Nanaj shpresonte të merrte drejtimin e UKT-së, por ndërhyrja e Ramës ndryshoi ekuilibrat, duke e lënë atë në postin e zëvendësdrejtorit.

Një tjetër lëvizje e bujshme ishte ajo e drejtorisë së koordinimit dhe bashkërendimit, ku në krye u vendos Eldi Hoxha, një emër i njohur në administratë, por aktualisht nën hetim nga SPAK për çështje të lidhura me doganat.

Me këto lëvizje, kontrolli i plotë mbi Bashkinë e Tiranës kalon nën orbitën e Edi Ramës, i cili tashmë e ka konsoliduar pushtetin në nivel vendor, duke shtrirë ndikimin e tij edhe në institucionet që deri tani ishin të lidhura me Veliajn.

Erion Veliaj më 18 mars ka firmosur nga qelia delegimin e detyrës së kryebashkiakut për Sara Goxhaj. Me këtë vendim të Veliajt u largua Anuela Ristani, të cilës Veliaj i delegoi detyrat pak ditë pas arrestimit.

“Znj, Sara Goxhaj, Nën/kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryejë përkohësisht edhe detyrat e kryetarit të bashkisë Tiranë. Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë. Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit për qytetarët për zbatimin e këtij urdhri”, thuhej në dokument.

 

Por më 20 mars, pasi lajmi u bë publik, përmes një statusi në rrjetet sociale Veliaj thotë se ridelegimi i kompetencave ishte i gabuar për shkak se kishte menduar që ekipi drejtues ishte dakordësuar më parë.

“U informova që paska plasur peshku në moçalet mediatike për përplasjen time me Ramën, për punë delegimesh. E para njëherë, me Ramën kam vetëm mall të takohem për të folur për punët si gjithmonë dhe asgjë tjetër s’më shkon në mendje.

E dyta, kam firmosur një ridelegim me idenë e gabuar se ishte dakordësuar brenda ekipit drejtues, por kështu është kur “punon” pa informacionin e mjaftueshëm.

E fundit, kërkoni e gërmoni ku të doni tani, se u bë sport ky falë edhe prokurorit tim të dashur, por në marrëdhënien time me Ramën lodheni kot fare fare, se është plazmuar në kohëra të vjetra dhe nuk e ndryshon dot asnjë kohë, sado e mallkuar qoftë. Delegimi është rikthyer aty ku ishte dhe këtu mbyllet edhe keqkuptimi”, shkruan Veliaj.

Pasi mori ridelegimin e detyrës nga Erion Veliaj, Anuela Ristani shkarkoi nënkryetaren Sara Goxhaj, të cilës kryebashkiaku i besoi përkohësisht firmën.

Ristani shkarkoi edhe sekretarin e Përgjithshëm, Alban Dokushi dhe komandoi në vend të tij, Jonida Halilin. /MASKA.AL

Tags: anuela ristanibashkia e tiranesedi ramaerion veliajsara goxhajshkarkime
Previous Post

“100 fshatrat” mes mungesës së transparencës dhe dështimit

Next Post

Dosier 1/ Pse nuk duhet të zhvillohet europiani në bashkëpunim me Serbinë?! Sulmi në Prekaz, 58 dëshmorë

Next Post
Dosier 1/ Pse nuk duhet të zhvillohet europiani në bashkëpunim me Serbinë?! Sulmi në Prekaz, 58 dëshmorë

Dosier 1/ Pse nuk duhet të zhvillohet europiani në bashkëpunim me Serbinë?! Sulmi në Prekaz, 58 dëshmorë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

Gazetari goditet me plumb gome gjatë protestës në Tiranë

October 19, 2026
Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

Prindërit shqiptarë nisin peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm

October 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al