Deputetja opozitare Flutura Açka ka korrigjuar dhjetëra gabime logjike dhe drejtshkrimore vetëm në një tekst të shkurtër që Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu kishte postuar në Facebook.
Deputetja shkruan se gabime të tilla shihen ndryshe edhe si kartë padijeje dhe pahijeje nga Ministrja e Arsimit.
“Një kartë padijeje dhe pahijeje nga Ministrja e Arsimit
Ministrja e Arsimit!!!
Me të kuq, gabimet drejtshkrimore.
Me blu, gabimet logjike.
Për gabimin fatal politik, kam keqardhje që një ministre e shtetit tim degradon në këtë pikë!
Zonja Manastirliu është ministre e prindërve që kanë simpati për parti të caktuara, dhe duhet t’u bëjë thirrje të respektojnë vullnetin e tyre brenda lirisë që ajo ka detyrë të mbrojë”, shkruan deputetja Açka.








