Tuesday, May 20, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Prokurorë të shkarkuar për korrupsion, skafistë, mashtruesë dhe të dënuar/ Cilët janë ndërtuesit e kullave të Ramës?

Editor by Editor
March 31, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Prokurorë të shkarkuar për korrupsion, skafistë, mashtruesë dhe të dënuar/ Cilët janë ndërtuesit e kullave të Ramës?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pak ditë më parë, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit miratoi lejen e ndërtimit për rezidencën Sima Tower në rrugën Bedri Karapici. Kompanitë përfituese të lejes janë Sima Com Alb dhe Alb Vizion Construction.

Kompania Alb Vizion Construction zotërohet nga dy bashkëshortë. Ata janë Ardita Prendi dhe Bardhok Lleshi. Zoti Lleshi ka qenë prokuror në rrethin e Lezhës. Në janar të vitit 2021, ai u shkarkua nga të gjitha shkallët e vettingut për probleme me pasurinë.

Madje, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kishte kallëzuar më parë zotin Lleshi për fshehje të pasurisë, deklarim të rremë dhe mungesën e burimeve të ligjshme financiare për të justifikuar pasurinë e deklaruar.

Prokurori u shkarkua, por ashtu si të gjithë të tjerët nuk u mor në procedim penal. Tashmë kompania e tij ndërton kulla.

Prokurorë të shkarkuar për korrupsion, skafistë,

Pjese nga vendimi i shkarkimit te zotit Lleshi

Ajo për Alb Vizion ishte vetëm njëra nga lejet e miratuar në dy mbledhjet e fundit të KKTU. Por qeveria ka menduar që në tortën e ndërtimit të kenë përfaqësi të gjitha kategoritë e veprave penale.

Në Vlorë, KKTU miratoi muajin e fundit, mes të tjerash, dy leje për ndërtime masive. E para është leja e ndërtimit për objektin Flatiron of Vlora, një kompleks me kulla 20 dhe 21 kate në rrugën Dhimitër Konomi. Ndërsa leja e dytë ishte një godinë banimi dhe shërbimesh me 12 dhe 13 kate. Të dy lejet janë marrë nga bashkimi i tre kompanive. Ato janë Kumi Konstruksion, Semajo dhe Eve Construction.

Kompania Eve Construction është themeluar në shtator të vitit 2022. Aksionet e saj zotërohen nga Viron Robaj. Për kronikën e lajmeve, zoti Robaj nuk është një emër i pannjohur. Ai ishte skafisti i tragjedisë së 9 janarit, ku u mbytën 28 shqiptarë në tentativë për të emigruar drejt Italisë.

I dënuar fillimisht nga Gjykata e Vlorës me 25 vite burg në mungesë, zoti Robaj u arrestua në vitin 2014 në Perugia të Italisë dhe u ekstradua në Shqipëri. Pas mbërritjes në Atdhe ai nisi betejën ligjore për të lehtësuar pozitat e tij dhe 25 vitet e dënimit u bënë shumë më pak. Tani zoti Robaj ndërton kulla me lejen e qeverisë.

Prokurorë të shkarkuar për korrupsion, skafistë,

Akti i themelimit te Eve Construction

Por sindikata e atyre që po ndërtojnë Shqipërinë e 2030-ës, sipas vizionit të kryeministrit, është e madhe dhe e larmishme.

Sërish në Vlorë, KKTU miratoi lejen e ndërtimi për objektin: “Salterra”, Zhvillimi i një kompleksi ndërtimesh të përbërë nga 2 objekte hoteleri, shërbime dhe rezidencial 13 dhe 24 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë.” Kompania ndërtuese e këtyre kullave është Turi M.Z.B. Kjo kompani zotërohet nga biznesmeni Artur Haxhi.

Nëse hap lajmet e kronikës emri i zotit Haxhi të shfaqet jo pak. Së pari ai ishte ndërtuesi i pllatit 15 katësh në qendër të Vlorës që çoi në pranga ish kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika. Vetë zoti Haxhi u arrestua dhe u dënua me 3 vite burg për këtë çështje, të cilat iu konvertuan në shërbim prove. Ndërkohë dy vite më parë, ai u shpall sërish në kërkim për një ndërtim pa leje në zonën e Ujit të Ftohtë, çështje e cila edhe kjo u mbyll.

Delegatët e fundit të sindikatës vijnë nga rrethi i fundit i Dantes. Këta janë biznesmenët me background problematik mashtrimesh. Oberon Tower, leja e ndërtimit të së cilës u miratua tre ditë më parë do të ndërtohet në Tiranë. Ndërtuesja e saj është kompania Ober me pronar Orges dhe Marigo Kushi.

Më parë këta kanë qenë pronarët e kompanisë Orbes. Para disa vitesh emri i tyre u bë i njohur teksa lanë rrugëve disa familje, që kishin porositur banesa në një pallat në zonën e Yzberishit.

Sunrise Tower, një tjetër kullë e lartë në Tiranë do të ndërtohet nga Braka Construction. Kjo kompani zotërohet nga Amarildo Braka, që gjithashtu nuk është emër i padëgjuar. Para disa viteve zoti Braka ndërtoi një pallat në shkelje të lejes në zonën e plazhit në Durrësit. Pallati u vu nën sekuestro nga prokuroria dhe banorët u sorrollatën më vite të tëra rrugëve për të hyrë në shtëpitë e tyre.

Vendimi per sekustron e pallatit te Braka 

I fundit në listën e atyre që morën leje ndërtimi në dy mbledhjet e fundit të KKTU-së është projekti Dukagjini Resort. I shpallur me statusin investitor strategjik, resorti do të ndërtohet tek Rana e Hedhun mbi tokë të falur shtetërore. Kompania ndërtuese e resortit është Dukagjini Group, që zotërohet nga biznesmeni kosovar Ekrem Lluka.

I përfolur nga mediat kosovare si i vendosur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Lluka ka aktualisht një problem jo të vogël me drejtësinë në Kosovë. Ndaj tij po zhvillohet një proces gjyqësore për pastrim parash. Prokuroria e Kosovës e akuzon zotin Lluka se përmes disa transaksioneve me spitalin Amerikan të Kosovës dhe një kompani të familje së ish gjyqtarit shqitar Alaudin Malaj kanë bërë pastrim parash.

Sindikata e ndërtimit është shumë e madhe. Ajo ka përfaqësi nga të gjitha kategoritë e veprave penale. Nga të dyshuarit për pastrim parash, deri të dënuarit për korrupsion dhe trafik. Këta janë kuzhinierët që po gatuajnë mënunë e asaj që kryeministri e quan me krenari Shqipëria 2030./ Kapitali.al

Previous Post

U sulmuan më 23 mars, Kryqi i Kuq: Jemi të indinjuar për vrasjen e 8 mjekëve në Gazë

Next Post

Kur vjen LaCivita në Shqipëri? Berisha: Datën po e lë si surprizë për Ramën

Next Post
Kur vjen LaCivita në Shqipëri? Berisha: Datën po e lë si surprizë për Ramën

Kur vjen LaCivita në Shqipëri? Berisha: Datën po e lë si surprizë për Ramën

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërheqin kërkesën nga KQZ për pamjet filmike nga numërimi i votave

Pas mesazhit të Ramës, kandidatët socialistë tërheqin kërkesën nga KQZ për pamjet filmike nga numërimi i votave

May 20, 2025
Vranë shqiptarin në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

Vranë shqiptarin në Greqi, prokuroria e Korçës çon në gjyq dy autorët

May 20, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al