Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Sulmi në zyrat e “ONE”/ Zbardhet dëshmia e rojeve private: Ja përse u detyruam ta fshehim ngjarjen

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Sulmi në zyrat e “ONE”/ Zbardhet dëshmia e rojeve private: Ja përse u detyruam ta fshehim ngjarjen
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur dëshmia e rojeve private të dhënë për autoritetet, në lidhje me sulmin e regjistruar rreth orës 02:30 të 25 Dhjetorit të vitit të kaluar, ku dy persona të maskuar u futën në zyrat e kompanisë telefonike “One Albania” në zonën e Laprakës në kryeqytet

Ngjarja u mbajt e fshehtë për rreth 3 muaj nga ana e kompanisë, teksa ditën e djeshme, Policia e Tiranës njoftoi se kishte vënë nën hetim 7 persona.

Burime për mediat bëjnë me dije se në deklaratën e dhënë para oficerëve të Komisariatit nr.3 në Tiranë, rojet private kanë thënë se janë detyruar që të mos tregonin, pasi nuk donin t’i prishnin reputacionin.

“Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk e denoncuam vjedhjen”, – kanë deklaruar përgjegjësit për ruajtjen e objektit.

Nga hetimet paraprake rezultoi se rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e kësaj kompanie, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Ngjarja është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, shtetasi Gentian Koçi, i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale.

Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Po ashtu, është konstatuar se edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Sulmi ka ndodhur në bjë kohë kur SPAK po heton Erion Veliaj dhe familjarët e tij, si dhe marrëdhëniet mes kompanisë “One Communication” dhe “Gogel”, e cila drejtohet nga Arbër Veliaj. Në qendër të hetimeve janë dyshimet për favorizime apo ushtrim të ndikimit të paligjshëm nga ana e Veliajt për të siguruar kontrata.

Ende mbetet mister se çfarë kanë bërë dy personat e maskuar brenda zyrave të “One Albania” dhe cili ka qenë qëllimi i tyre.

Në kuadër të hetimeve, janë proceduar penalisht punonjësit e sigurisë:

Erald Sina, me detyrë Drejtues Departamenti i Zyrave dhe Pasurisë në kompaninë ONE.

Gentian Koçi, punonjës i sigurise fizike kompania ONE.

Arsil Feshti, detyrë punonjës sigurie i brendshem kompania One.

Alfred Zylalaj, me detyrë drejtues Teknik i Kompanisë Nazeri 2000.

Gëzim Sala, punonjës sherbimi SHPSF Nazeri 2000.

Koço Veneti

Myzafer Dinoshi, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000

Ismet Tartari, punonjës shërbimi SHPSF Nazeri 2000.

Tags: erion veliajprovaSulmi në zyrat e “ONE”
Previous Post

U la jashtë listave, deputeti socialist: Nuk u vlerësua kontributi im

Next Post

Entela Çano ‘merimanga’ e oligarkëve për vjedhjen me tenderat e rrugëve, Salillari dhe Gjoka e japin me qira për zhvatje me certifikim të punimeve fiktive

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al