Sunday, September 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët po braktisin pasaportën: Ja sa shtetas e dorëzuan atë gjatë vitit 2024

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqiptarët po braktisin pasaportën: Ja sa shtetas e dorëzuan atë gjatë vitit 2024
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Jo vetëm që po emigrojnë, por gjithnjë e më shumë qytetarë po heqin dorë edhe nga pasaporta shqiptare. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit të kaluar gati 900 shtetas shqiptarë hoqën dorë nga shtetësia shqiptare, duke regjistruar kështu numrin më të lartë ndonjëherë.

Krahasuar me vitin 2023, kjo shifër është rritur me 6%, duke reflektuar një prirje në rritje të braktisjes së shtetësisë shqiptare.

Faktori kryesor që qëndron pas këtij fenomeni është se në disa shtete ku shqiptarët emigrojnë, marrja e nënshtetësisë së vendit pritës kërkon heqjen dorë nga nënshtetësia e mëparshme.

Pra, për të siguruar pasaportën e një vendi tjetër, si për të pasur akses më të lehtë në të drejta sociale, punësim apo udhëtim, shumë shqiptarë janë të detyruar të lënë pas pasaportën shqiptare.

Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se në harkun kohor të 10 viteve të fundit, afërsisht 6,500 qytetarë shqiptarë kanë hequr dorë në mënyrë zyrtare nga nënshtetësia shqiptare.

Profilizimi demografik tregon se shumica e tyre janë të rinj. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, individët në moshën 15–35 vjeç përbëjnë më shumë se gjysmën e atyre që janë larguar nga vendi dhe kanë aplikuar për të jetuar dhe punuar jashtë.

Ndërkohë, sipas të dhënave nga EUROSTAT, në 20 vitet e fundit, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një prej vendeve të Bashkimit Europian.

Ky është një tregues i qartë i ritmeve të larta të emigracionit dhe integrimit të shqiptarëve në shoqëritë evropiane, shpeshherë duke sakrifikuar shtetësinë e origjinës për mundësi të reja jetese./ Scan Tv

Previous Post

Shtyu arbitrin gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, procedohet Koço Kokëdhima

Next Post

Gara për shpërndarjen e “pakove zgjedhore” për votën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja

Next Post
Gara për shpërndarjen e “pakove zgjedhore” për votën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja

Gara për shpërndarjen e "pakove zgjedhore" për votën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al