Republika e Kenias ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe shtet sovran.
Këtë e ka bërë të ditur ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë edhe një fotografi nga rasti solemn të nënshkrimit të vendimit së bashku me presidentin e Kenias, Ëilliam Ruto.
“Kjo njohje nuk është thjesht një deklaratë – është një fitore e madhe për shtetin e Kosovës, është zëri i lirisë sonë që dëgjohet thellë në zemrën e Afrikës! Sot, flamuri ynë i shtetit ngrihet lart me krenari në Nairobi, dhe kjo është një dëshmi se Kosova ecën përpara, fuqishëm dhe me dinjitet kur punohet dhe ka vullnet për të”, ka shkruar ish-presidenti i Kosovës.