Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Viti 2025 shënon rekord për koston e lartë të shërbimit të borxhit, 1.7 mld euro interesa dhe principal

Editor by Editor
in AKTUALITET
0
Viti 2025 shënon rekord për koston e lartë të shërbimit të borxhit, 1.7 mld euro interesa dhe principal
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Viti 2025 do thyejë rekordin historik për të gjithë periudhën e tranzicionit dhe së paku deri në 2053 ku janë zhvilluar projeksionet e Ministrisë së Financave për koston e lartë e lartë të shërbimit të borxhit.

Sipas treguesve fiskal të qeverisë shërbimi i borxhit (principali i borxhit të jashtëm+ interesat e brendshme dhe te jashtme) arrijnë këtë vit në 171 miliardë lekë  (1.7 miliardë euro). Kjo vlerë është  77 për qind më e lartë se shpenzimet e shërbimit të borxhit me 2024 dhe gjithashtu më e larta e regjistruar ndonjëherë.

Pas pandemisë raporti i borxhit me Prodhimin e Brendshëm Bruto ka shënuar ulje, por vlera është me rritje. Në fund të vitit të kaluar detyrimet e publike arritën në 1,364,981 milionë lekë ose 54.7% e PBB-së. Në raport me PBB-në  borxhi ra me 2.8 pikë për qind me 2024 në krahasim me 2023, ndërsa në vlerë u rrit me 2,2 miliardë lekë (22 milionë euro).

Sipas një parashikimi afatgjatë të Ministrisë së Financave kostot e shërbimit të borxhit kulmojnë këtë vit dhe do të vijnë në ulje deri më 2053.

Pritshmëritë janë që në vitin 2030, kostot e shërbimit të borxhit të jenë vetëm 69 miliardë lekë dhe kjo shumë pritet të ulet më tej në vitin 2034 në vetëm 24 miliardë lekë dhe në vitin 2053 me 16 miliardë lekë.

Shërbimi i borxhit zë një pjesë të konsiderueshme të shpenzimeve buxhetore. Vitin e kaluar kostot e shërbimit të borxhit ishin 100.8 miliardë lekë ose 4,3% të PBB-së duke shënuar një rekord historik. Këtë vit shpenzimet për shërbimin e borxhit llogariten sa 22 % e të ardhurave buxhetore.

Rënia e borxhit publik si në vlerë dhe raport me PBB, çliron më shumë fonde në buxhet për shërbime të tjera publike të tilla si investime, rritje të pagave dhe më shumë mundësi për rishpërndarë tek qytetarët të ardhurat nga tatimet dhe taksat.

Qeveria e shqiptare ka ndjekur një taktikë vitet e fundit duke projektuar një deficit të lartë në buxhet, i cili nuk ka mundur të realizohet sipas programit, duke ndikuar në uljen e borxhit në raport me PBB-në përtej parashikimeve.

Ecuria e treguesit zyrtar të borxhit është në ulje, por një seri detyrimesh të fshehura po rriten vit pas viti. Në fund të vitit 2024 detyrimet e buxhetit për kontrata pune dhe shërbimi me privatet arritën një vlerë prej 5 miliardë lekësh, por gjithashtu një seri borxhesh janë krijuar nga kompanitë me pronësi publike.

Borxhet e enteve publike për faturat e pashlyera të energjisë po vjen në rritje vit pas viti, teksa Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vënë në dukje disa here se borxhet e fshehura janë më të larta se sa deklarohen./MONITOR

Previous Post

Mbrojtje nga SPAK dhe lobim në SHBA/ Kontrata, Erion Veliaj i parapagoi 300 mijë dollarë avokatëve amerikanë

Next Post

Sulmi ndaj zyrave të kompanisë ONE – A u tentua zhdukja e provave për Erion Veliajn?

Next Post
Sulmi ndaj zyrave të kompanisë ONE – A u tentua zhdukja e provave për Erion Veliajn?

Sulmi ndaj zyrave të kompanisë ONE – A u tentua zhdukja e provave për Erion Veliajn?

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al