Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Salianji komenton listat e PS-së: Nga sindikata e krimit, te shoqata e delikuentëve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Salianji komenton listat e PS-së: Nga sindikata e krimit, te shoqata e delikuentëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, duke kritikuar për listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit.

Salianji e cilësoi përzgjedhjen e kandidatëve të Edi Ramës si një truk politik, që synon të maskojë realitetin e një qeverisjeje të korruptuar dhe të lidhur me krimin.

 

Postimi

Perpjekja e të lodhurit, të konsumuarit Rama për t’u dukur i ri është kaq artificiale sa nuk ngjit dot prej qeverisjes së gjatë e të mbrapshtë, prej dekompozimit që kutërbon skandal e pisllëk në çdo sektor.

Një trup qeveritar obez nga hajdutëria, majmur nga skandalet, infektuar nga lidhjet me krimin, kërkon të vendosë buzëkuq dhe pudër para 11 majit, me një listë fasadë emrash në funksion të trukut të autokratucit.

Me fytyrat gjasme të reja e të pafajshme, në fakt Rama i jep një tjetër goditje rregullave të lojës, meritës, demokracisë e parlamentarizmit.

Ata nuk përfaqësojnë asgjë përpos nevojës ulëritëse të shefit të tyre për të mbajtur me çdo kusht karrigen më të korruptuar e më të inkriminuar në Europë e më gjërë.

Duke ndihmuar në këtë qëllim, fytyrat gjasme të reja e të pafajshme, bëhen bashkëpunëtorë në një qëllim të keq e kriminal.

E vetmja lodhje e mundim që këta rishtarë në listën e Ramës kanë patur, ka qënë se kush thur lavde më të forta për bosin e madh.

Dhe kjo nuk është një garë e lehtë, kur dimë se disa maja aty i kanë shënuar elisat me shokë, duke e cilësuar skenderbe, odise, markë ndërkombëtare, e plot lajthitje të kësaj natyre.

Nga Lenka e kecave, tek Nazmia që dallon defektin e Rames qe ecen 10 hapa para, e tek shumë anonimë të tjerë, autokratuci ka gjetur garancinë e tufës që pertyp kollaj çdo idiotesi, e që s’duhet të ketë mendim.

Një produkt i neuroneve më djallëzore të shefit të madh, që kërkon qënie tabula-rasa, tek të cilët të klonojë adhurimin për veten e tij.

Me këto përzgjedhje, ai sërish ka bërë atë që në mënyrë të përsëritur bën. Ka fyer edhe një herë shoqërinë. Sipas tij, vajzat dhe djemtë, burrat e gratë në këtë vend qenkan servilë e të poshtëruar, derisa u përfaqësokan me këta që ai ka caktuar në listë.

Por e vërteta nuk është kjo.

E vetmja gjë nga e cila vuajnë të rinjtë e të reja, burrat e gratë e këtij vendi është pamundësia, mungesa e shpresës dhe e besimit, dhe rënia e standarteve në këto 12 vite të qeverisjes tënde. Renie e cilësisë së jetës deri në varfëri.

Nuk ka dyshim se listat janë ndoshta një moment argëtimi për autokratucin.

Ai degdis pa lajmëruar njerëz që kanë kontribute dhe janë përpjekur për atë parti, dhe nxjerr në krye kë të dëshirojë. Eshtë një nga trillet e tij për të demonstruar pushtetin absolut dhe tiraninë. Nuk ka më një Parti Socialiste, në fakt. Por një amalgamë si eksperimenti në atelienë private.

Këtë e dinë të gjithë tanimë. Truke të tilla nuk hyjnë më në punë. Por dhe ky buzëkuqi për të dielen e 11 majit, tenton gjithashtu të fshehë përpjekjet e errëta dhe të nëndheshme që ai sërish po bën e do të bëjë për të kapur, manipuluar, shantazhuar e blerë votën.

Sindikata e krimit dhe e bandave do të miklohet sërish. Administrata është nën terror. Pasanikët e tenderave të pisët me qese me euro vijnë vërdallë.

Po shqiptarët jam i bindur se e kanë kuptuar mirë që asnjë favor i shpejtë në këmbim të dhënies pushtet sërish për Edi Ramën, nuk ja vlen me dhimbjet e pasojat e rënda që sjell qeverisja e keqe. Kësaj të vërtete nuk ka çfarë i bën më autokratuci. Ai do të humbë me 11 Maj. Dhe është rasti tipik, kur humbësi, i humb të gjitha. Imunitetin, pushtetin, lavdinë, venerimin. Do të shohë se si do të bëhen të gjitha pluhur në një ditë. Ai më shumë se askush tjetër ka punuar për këtë fund.

Previous Post

Rama i hapi dyert Sulës, reagon Berisha: S’ka njeri të pagabueshëm

Next Post

Replikat mes Ramës dhe Bashës, Berisha: Dashuritë janë me faza

Next Post
Replikat mes Ramës dhe Bashës, Berisha: Dashuritë janë me faza

Replikat mes Ramës dhe Bashës, Berisha: Dashuritë janë me faza

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al