Thursday, September 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Llagami mohon pazaret me Bushkën për emërimet në Kushtetuese: Janë komunikime të fabrikuara

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Llagami mohon pazaret me Bushkën për emërimet në Kushtetuese: Janë komunikime të fabrikuara
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami ka reaguar për herë të parë pas publikimit të disa bisedave, mes saj dhe deputetes socialiste, Klotilda Bushkës ku bënin pazare për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Përmes një deklarate, Llagami shkruan se bisedat e zbardhura mes saj dhe Bushkës janë të fabrikuara dhe sipas saj, janë shpërndarë nga i njëjti person që e ka përndjekur në rrjete sociale.

Llagami pretendon se ky person është proceduar për kallëzim të rremë, në kohën kur ajo mbante postin e kryetares së KLGJ-së.

“Të nderuar miq, kolegë, bashkëpunëtorë, përfaqësues të medias, qytetarë, e ndiej të nevojshme të reagoj sërish ndaj disa artikujve të publikuar ndaj meje.

Në përmbajtjen e tyre janë publikuar komunikime elektronike me znj. Bushka të cilat nuk kanë ndodhur kurrë por janë fabrikuar, fakt që është lehtësisht i verifikueshëm. Ato janë shpërndarë në mënyrë anonime në media të ndryshme, nga i njëjti person që në mënyrë të vazhdueshme vitin e fundit, më ka përndjekur në platformat sociale “Linkedin, Facebook”, duke postuar materiale që cënojnë haptazi dhe rëndë figurën dhe imazhin tim.

Ky person ka fabrikuar gjithashtu komunikime imagjinare për ndikime në sistem, për të cilat është proceduar penalisht për “kallëzim të rremë” dhe “falsifikim të dokumenteve”, dhe pezulluar nga KLGJ (gjatë kohës që unë isha kryetare e KLGJ).

Vlerësoj nevojën për të dhënë këtë sqarim, pasi në 5 vjet që kam drejtuar KLGJ, jam përpjekur së bashku me koleget e mi, të krijojmë një model ndryshe qeverisje të sistemit gjyqësor.

Për të gjithë sa sqaroj më sipër, do të ndjek rrugën ligjore”, deklaron Llagami.

Previous Post

Hapën shtëpi bari në Laknas, kush janë dy vëllezërit e kthyer nga Anglia

Next Post

11 maji/ Media gjermane: Zgjedhjet do vendosin nëse Shqipëria do çlirohet nga diktati i Sorosit

Next Post
11 maji/ Media gjermane: Zgjedhjet do vendosin nëse Shqipëria do çlirohet nga diktati i Sorosit

11 maji/ Media gjermane: Zgjedhjet do vendosin nëse Shqipëria do çlirohet nga diktati i Sorosit

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës
AKTUALITET

Arrestohet bosi i “Moncafe” dhe ish-kreu i Kadastrës

by Redaktor Redaktor
September 16, 2026
0

Policia e Shtetit ka arrestuar Kastriot Haskajn dhe Ertis Shehun, në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Fierit për...

Read moreDetails
“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

“Brokeri” i kokainës dhe grupi shqiptar bien në pranga në Belgjikë, mes tyre “Gjenerali”

September 15, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

Shqipëria me ujë “me turne”/ Vetëm Lezha arrin 24 orë, Kamza mbetet në 4 orë

September 17, 2026
Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

Plas skandali tjetër te 4iG kompanisë mëmë të One Albania! Ish-sekretari: Tendera abuzive dhe ndikime nga Viktor Orban

September 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al