Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kur feja përdoret për fushatë, Bashkia e Malësisë së Madhe bën tender për iftar para zgjedhjeve

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Kur feja përdoret për fushatë, Bashkia e Malësisë së Madhe bën tender për iftar para zgjedhjeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, katoliku Tonin Marinaj, ka urdhëruar bërjen e një tenderi për shtrim iftari.

Një përdorim i fesë në politikë, më saktë në fushatën për zgjedhjet e 11 majit.

Skema e përdorur rëndom në gjithë Shqipërinë duket se ka gjetur zbatim në Malësinë e Madhe, shumica e banorëve të së cilës janë të fesë katolike.

Marinaj synon që të marrë vota edhe nga myslimanët, duke u munduar që të shtrojë iftare. Por, jo me paratë e bashkisë! Përse nuk i shtron iftarët Marinaj me paratë e veta? Ai është një biznesmen dhe ka pasur në pronësi lokale dhe restorante. Duke e ditur mjaft mirë rëndësinë e drekave-darkave, Marinaj do që t’u mbushë mendjen njerëzve për zgjedhje dhe votime.

Sipas dokumenteve që disponon VoxNews, ditët e fundit Bashkia e Malësisë së Madhe hapi procedurën e prokurimit me vlerë të vogël, me objekt “Shërbim katering për një darkë iftari”. Tenderi do të bëhet në datë 19 mars në orën 13.30.

“Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna. Shërbim katering për një darkë iftari për 136 persona” thuhet në dokumente.

Bashkia e Malësisë së Madhe e ka me ngut këtë procedurë, pasi thotë se nëse nuk paraqitet i pari, do të ftohë të dytin.

“Operatori ekonomik i renditur i pari, duhet të paraqitet pranë autoritetit kontraktor brenda ditës së nesërme të punës, nga marrja e njoftimit të klasifikimit, përndryshe fitues do të shpallet ofertuesi vijues në klasifikimin përfundimtar” thotë bashkia.

Më tej sqaron se lokali që do të dalë fitues merr përsipër që ushqimet të jenë të freskëta e të kontrolluara dhe pijet të jenë brenda afatit të skadencës.

“Ushqimi për çdo person do të jetë: Petulla me mjaltë dhe djathë, sallatë mikse, supë me mish viçi, pilaf me mish viçi (300 gr mish viç për person), kos, ëmbëlsirë të ndryshme si kasatë ose hallmë ose trileçe.

Në çmim përfshihen nga tre pije joalkoolike për çdo person të ftuar për iftar” thuhet në dokumente. /Voxnews

Tags: iftarkatoliku Tonin MarinajKryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhetender
Previous Post

Rama e do jashtë, a do ta bëjë Veliaj sërish deputet Fatmir Xhafajn?

Next Post

Hapën shtëpi bari në Laknas, kush janë dy vëllezërit e kthyer nga Anglia

Next Post
Hapën shtëpi bari në Laknas, kush janë dy vëllezërit e kthyer nga Anglia

Hapën shtëpi bari në Laknas, kush janë dy vëllezërit e kthyer nga Anglia

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al