Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Shqipëria shkruan historinë edhe në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Editor by Editor
in KRYESORE, Sport
0
Shqipëria shkruan historinë edhe në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria shkruan historinë edhe në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore

Në përfaqësimin e parë në një event të tillë madhor, atletët me aftësi të kufizuara intelektuale kanë arritur rezultate të shkëlqyera, duke marrë plot 6 medalje, dy prej të cilave, të arta.

Sportistët Elizon Kacanja në Ski Alpine dhe Stela Salla në Cross Country Skiing kanë bërë paraqitje fantastike, duke u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Më herët Elizon Kacanja siguroi Medalje Argjendi në Giant Slalom për vajza. Joanis Myrtollaris në Ski Alpine u rendit i treti, duke marrë medaljen e Bronztë. Medalje bronzi fitoi edhe Joel Gërmenji në Snoëshoeing për kategorinë 50m.

Në një kompeticion ku rezultatet sportive dalin në plan të dytë, konfirmohet edhe njëherë fuqia e sportit për të ndryshojë jetë, thyer barriera dhe mbi të gjitha për të bashkuar. Këtë forcë e përcjellin më së miri historitë e Stelës dhe Joanesit, dy atletë të Special Olympics Albania, të cilët me pasion, përkushtim dhe guxim do përfaqësojnë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Botërore Dimërore që zhvillohen në Torino 2025 nga data 8 deri në 16 Mars.

Për herë të parë në historinë e sportit shqiptar,  6 atletë të Special Olympics Albania do të jenë pjesë e Lojërave Olimpike Speciale Botërore Dimërore. Ku do të garojnë përkrah 1,500 atletëve nga 103 vende të ndryshme të botës në disiplinat sportive të snoëshoeing, alpine skiing dhe cross country skiing.

Njihu me Stelën, një shembull i përkushtimit dhe dashurisë për sportin

Stela, e angazhuar në Special Olympics Albania prej gjashtë vitesh, e ka nisur rrugëtimin e saj sportiv me basketbollin dhe ka garuar në aktivitete të ndryshme si futbolli, atletika dhe së fundmi, sportet dimërore. Pas përvojës së suksesshme në Lojërat Olimpike Speciale Berlin 2023, ajo është përgatitur intensivisht për të konkurruar në disiplinën e Cross Country Ski në Torino 2025.

Me vendosmëri dhe me mbështetjen e trajnerit të saj, Ervin Rota, Stela përfaqëson një frymëzim të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e përkushtimit dhe punës së palodhur.
Njihu me Joanesin, rrugëtimi nga Korça në arenën ndërkombëtare

Joanes edhe pse pjesë e Special Olympics Albania prej vetëm një viti, ka treguar një pasion të madh për sportet dimërore. I lindur në Koritë të Korçës, ai ka bërë bashkë pasionin për skitë me mundësitë që ofron natyra e vendlindjes për zhvillimin e këtij sporti.

Aktualisht, ai ndjek studimet në shkollën profesionale Hoteleri-Turizëm në Korçë, dhe në të njëjtën kohë është përgatitur intensivisht për garat e Skive Alpine në Torino, ku do të marri pjese në tre gara me të vërtetë sfiduese. Me pasionin për sportin dhe vendosmërinë e tij, mbështetur nga trajneri i Special Olympics, Krisli Xinxifi, synon të frymëzojë të rinjtë që të guxojnë të ndjekin ëndrrat e tyre.

Le të festojmë së bashku sukseset e këtyre atletëve dhe të vazhdojmë të mbështesim përfshirjen dhe sportin si një mjet për ndryshime pozitive.

Previous Post

Anisa Rapo, kandidatja më e re e Koalicionit Euroatlantik në Tiranë: Do të jem 100% e angazhuar për këtë betejë

Next Post

Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit

Next Post
Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit

Plagoset me thikë futbollisti i Flamurtarit

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar

Moti i keq në Sarandë, gjendet i pajetë në det një peshkatar

July 22, 2026
ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

ARUBA/ SPAK zbarkon në KKT, sekuestrohen dhjetëra dosje kullash e resortesh

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al