Thursday, June 4, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ankthi, depresioni dhe vështirësitë njohëse, pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ankthi, depresioni dhe vështirësitë njohëse, pasojat e izolimit për të rinjtë nga koha e pandemisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bllokimet gjatë pandemisë së virusit korona kanë lënë pasoja psikologjike për shumë të rinj. Edhe pesë vjet më vonë, shumë po vuajnë nga pasojat.

Lena sot është 21 vjeç. Ajo ngurron të flasë për izolimet në kohën epandemisë dhe nuk do të kujtojë ato kohëra, si edhe shumë të tjerë.

Lena tani studion dhe gjithmonë ka dashur të bëhet mësuese. Por jo më, thotë ajo në një intervistë për DW. Ajo ishte një studente e mirë dhe shkolla ishte një kënaqësi për të – para pandemisë.

“Korona na vodhi plotësisht jetën”, thotë Lena e zemëruar, “nuk mund t’i shihnim më miqtë tanë, të gjithë po rrinin vetëm me telefona në duar.

Në vend që të luante volejboll në klub si më parë, i mbeti “konsumimi i pafund i serialeve televizive”, thotë ajo dhe shton: “Pati mësime digjitale, por ishte shumë stresues. Shkolla nuk është vetëm të studiosh. Askush nuk kujdesej për ne!

Ne ishim plotësisht të humbur!” Ndërkohë, ajo fazë e vështirë e pandemisë ka përfunduar. Por disa nga brezi i sajqë atëherë janë bërë “pak të çuditshëm ose të vështirë për komunikim”, thotë ajo.

Izolimi, vetmia dhe pafuqia

Shumica e të rinjve përjetuan bllokime e izolime të ngjashme si Lena. Kjo konfirmohet edhe nga studimet afatgjata. Shumë të rinj u ankuan se shqetësimet e tyre nuk u morën parasysh: “Nuk u pamë, nuk u dëgjuam. Interesat, të drejtat dhe nevojat tona trajtoheshin si dytësore kur merrnim vendime të vështira”, përmbledh reagimet e të rinjve, Sabine Andresen, presidente e Aleancës për Mbrojtjen e Fëmijëve.

“Kjo ka të bëjë me ndjenjën e vetmisë, të pafuqisë, ka të bëjë me përjetime të papritura, me daljen plotësisht nga jeta e përditshme normale. Nuk e di fare se çfarë po ndodh dhe si do të duket e ardhmja ime. Ndërsa planifikimi i të ardhmes është jashtëzakonisht i rëndësishëm edhe për të rinjtë”, thekson Andersen.

Ankthi, depresioni dhe vështirësitë njohëse

Darina Falbová kreu një studim midis adoleshentëve sllovakë mbi simptomat më të zakonshme afatgjata të izolimit. Mbyllja e shkollave, kufizimet e kontaktit dhe izolimet kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e problemeve të shëndetit mendor tek të rinjtë, tha një profesor asistent në Departamentin e Antropologjisë në Universitetin Comenius në Bratislavë.

Ndër “simptomat më të zakonshme afatgjata” janë humbja e kujtesës, problemet e përqendrimit, vështirësia në zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e fjalëve të duhura. Të gjitha këto simptoma janë dukshëm më të zakonshme tek femrat, thekson eksperti. “Simptomat fizike, si ulja e aftësisë fizike dhe dhimbja e kokës, janë gjithashtu të zakonshme”, tha Darina Falbová për DW.

Studime të tjera tregojnë se shumë të rinj ende vuajnë nga çrregullimet e të ngrënit, ankthi dhe depresioni pesë vjet pas mbylljes.

Ndryshimet e stilit të jetesës që lidhen me mbylljen – më shumë kohë para ekranit, më pak aktivitet fizik dhe probleme me gjumin – gjithashtu ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe fizik. Gratë kanë raportuar gjithashtu edhe për parregullsi të ciklit menstrual, të cilat mund të lidhen me stresin dhe ndryshimet hormonale pas COVID-19, shton Falbová.

Një barrë shtesë për ata që tashmë janë prekur nga stresi

Problemet e shëndetit mendor tashmë janë të përhapura në këtë grupmoshë. Presioni në shkollë, mediat sociale, frika nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria ekonomike kanë çuar në rritjen e shkallës së depresionit dhe ankthit tek të rinjtë.

Megjithatë, pandemia ka përkeqësuar më tej çrregullimet ekzistuese dhe ka sjellë simptoma të reja. Studimet kanë treguar se ankthi, depresioni dhe vështirësitë e tjera tek të rinjtë janë rritur ndjeshëm, thekson antropologu sllovak.

Gjatë dhe paspandemisë, shqetësimet dhe problemet e të rinjve shpesh nuk u morën aq seriozisht. Vëmendja ka qenë më pak e përqendruar tek të rinjtë, ndërsa efektet në shëndetin e tyre mendor, edukimin dhe zhvillimin afatgjatë janë lënë pas dore, thekson Falbová, autori kryesor i studimit.

Çfarë mësimesh mund të nxjerrim për pandeminë e ardhshme?

Vlerësimi shkencor, social dhe politik i masave pandemike nuk është ende plotësisht i plotë. Por nga këndvështrimi i sotëm, disa masa bllokimi ishin të tepërta.

“Pandemia e COVID-19 na ka treguar se, ndërsa mbrojtja e shëndetit publik është thelbësore, pasojat afatgjata për brezin e ri shpesh janë anashkaluar. Një nga mësimet më të rëndësishme është se shëndeti mendor duhet të jetë po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik”, thekson Falbová.

Nëse ndodh një pandemi e re, shoqëria dhe politikanët do të duhej të kishin një qasje më të ekuilibruar dhe më mirë të menduar ndaj fëmijëve dhe të rinjve, thotë Falbová.

“Në krizat e ardhshme shëndetësore, politikëbërësit duhet të gjejnë mënyra për të mundësuar kontakte të sigurta sociale – qoftë përmes aktiviteteve në natyrë, grupeve të vetëndihmës ose programeve të komunitetit të dizajnuara me kujdes”./DW

Previous Post

Shtohen pacientët me sëmundjen e tiroides ‘Hashimoto’, femrat më të prekurat

Next Post

Pas dorëheqjes së Agron Malaj, Këshilli i Bashkisë së Matit zgjedh kryetarin e komanduar

Next Post
Pas dorëheqjes së Agron Malaj, Këshilli i Bashkisë së Matit zgjedh kryetarin e komanduar

Pas dorëheqjes së Agron Malaj, Këshilli i Bashkisë së Matit zgjedh kryetarin e komanduar

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave
AKTUALITET

Anëtarët e rinj të Këshillit të PD, përfundon procesi i numërimit të votave

by Lom Lom
May 31, 2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Read moreDetails
U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

U diktua nga policia teksa kryente manovra para Komisariatit, viktima e aksidentit në Lushnje, vëllai i zv.ministres

June 2, 2026
Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

Tragjedia e Durrësit/ Babai i 8 vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte e ikte

May 29, 2026
Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta

June 2, 2026
Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja çmimet e reja për naftën dhe benzinën

May 30, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Miratohet nisja e negociatave për heqjen e roaming-ut mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

June 3, 2026
Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

Tre orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

June 3, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al