Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin në KQZ të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, aleatet e PD kanë shkuar në selinë blu.
Një prej aleatëve të PD-së është edhe Partia Agrare Ambientaliste me kryetar Agron Dukën, i cili e ka deklaruar me heret se nuk do te jete në lista, por partia e tij do ketë përfaqësues.
Ndërkohë në selinë e PD-së ka mbërritur dhe Jozefina Topalli, e cila do të konsultojë finalizmin e propozimeve të kandidatëve të Diasporës me kreun e PD-së Sali Berisha.
Procesi për përgatitjen e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme po hyn në një fazë vendimtare në Partinë Demokratike.
Sipas marrëveshjes, PD do t’iu japë aleatëve 8 vende në listën e mbyllur.
Ilir Meta do të jetë kandidat për deputetë në Tiranë në listën e hapur, ndërkohë që një vend i sigurt për PL-ne pritet t’i jepet dhe Tedi Blushit po në kryeqytet.