Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“Mbin” kulla e 13-të në ish-Bllok, do ndërtohet nga kompania e Ndriçim Babasit

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
“Mbin” kulla e 13-të në ish-Bllok, do ndërtohet nga kompania e Ndriçim Babasit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër kullë do të zërë vend në ish-Bllok duke i ngushtuar më tej hapësirat kësaj zone me intensitet të mbingarkuar ndërtimi.

Kulla, e cila është quajtur “Grey Moon Tower”, parashikohet të jetë 18 kate e lartë dhe me 4 kate parking nëntokë krah rrugës “Sulejman Delvina”. Ajo është porositur nga “Babasi Coo shpk”, e sipërmarrësit Ndriçim Babasi dhe është projektuar nga “X Plan Studio” për banim dhe shërbime.

Në total “Grey Moon” pritet të ketë rreth 10,500 m2 ndërtim. Ky projekt tejkalon zhvillimin e parashikuar më parë nga Bashkia Tiranë me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV), që për zonën parashikonte ndërtim deri në 7 kate lartësi.

Për të tejkaluar këtë “pengesë” Babasi iu drejtua qeverisë, e cila i mundësoi “një përjashtim nga PPV” me lejen e ndërtimit të miratuar më 2 korrik 2024. Kjo manovër për të tejkaluar rregullat e zhvillimit është analizuar dhe përshkruar edhe më herët nga Citizens.

Në fakt në zonën e ish-Bllokut rezultojnë edhe 12 projekte të tjera kullash në zhvillim, të cilat e kthyen “përjashtimin nga PPV-të” në normë.

Babasi, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-President i Klubit të Futbollit Tirana, njihet si sipërmarrës në sektorin e guroreve, ndërtues pallatesh dhe kompleksesh rezidenciale.

Ai ka përfituar leje shfrytëzimi në disa zona të Krujës dhe Shkodrës ndërsa është aksioner kryesor në kompaninë “Vlora Stone”, e cila shfrytëzon një zonë për nxjerrje guri në Vranisht.

Paralelisht Babasi rezulton ortak me vëllezërit Artan, Adrian dhe Genci Dulaku – përmes kompanisë “Alba Beton” – në ndërtimin e kompleksit turistik “Gone Perivol” në Dhërmi dhe Livadh të Himarës.

 

Kompania e tij – në bashkëpunim me Klajger Konstruksion të Sadik Lumit, – përfitoi dy tenderë me vlerë 1.8 milionë euro në proceset e shembjeve dhe pastrimit të inerteve të ndërtesave që u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019 në Krujë.

 

Babasi, bashkë me ish-deputetin Tom Doshi, ishin sipërmarrësit që në vitin 2015 blenë truallin e lokalit të njohur “Bar Rovena”, në të cilin u ngrit në mënyrë të diskutueshme “Reibow Center – Cube of Blloku” nga Invest Society e sipërmarrësve Dajlan Avdia, Glendi Abdi dhe Edison Hatellari.

Kulla e Babasit, “Grey Moon” ka nisur të ndërtohet. Kantieri është rrethuar dhe është nisur të gërmohet. Ndërtesa 18-katëshe po ngrihet në zonën ku dikur ishte një dyqan dykatësh për dekore dhe një hapësirë që shfrytëzohej si parking.

 

Ish-Blloku shtrihet në rreth 50 hektarë truall. Plani urbanistik i Bashkisë Tiranë e ndan në 30 njësi strukturore, duke përfshirë rreth 340 ndërtesa. Mes tyre, 20 janë përcaktuar si objekte me rëndësi të veçantë dhe 15 “Monument Kulture”.

 

Nga 30 njësitë strukturore, vetëm 3 kanë Plane të Detajuara Vendore. Pjesa tjetër ka pësuar ndryshime të thella përmes ndërhyrjeve nga KKT, shpesh në kundërshtim me idenë e përgjithshme të zhvillimit parashikuar nga PPV.

Zhvillimi urban ka sjellë ndryshime të paprecedenta në ish-Bllok, duke ngritur pyetje mbi vizionin afatgjatë të qytetit dhe përpjekjet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore e historike të Tiranës.

/Citizens.al

Tags: kompania e Ndriçim Babasitkulla e 13-të në ish-Bllokndërtohet
Previous Post

Video/ Sherr me grushte mes nxënësve para shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë

Next Post

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Next Post

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

Rama, protestat dhe heshtja e Brukselit, dilema e BE-së përballë korrupsionit në Shqipëri

October 21, 2026
Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

Inteligjenca Artificiale po dobëson marrëdhëniet mes kolegëve, bie besimi dhe bashkëpunimi në punë

October 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al