Komisioni i Çështjeve Evropiane ka miratuar unanimisht marrëveshjen për hapjen e degës së Bankës Evropiane të Investimeve në Shqipëri.
“Hapja e një zyre të BEI në Shqipëri është gurë themeli për integrimin e vendit”, tha Endrit Yzeiraj zëvendësministër i Jashtëm.
“BEI po vjen për të ndaluar abuzimet me fondet e BE, sepse shpërdorimi i fondeve të IPARD është njollë e madhe për institucionet shqiptare”, u shpreh Jorida Tabaku.
“BEI ka treguar aftësi besimi për Shqipërinë sepse ka dhënë një sërë kredish, por meqë po i afrohemi BE edhe BEI duhet të jetë për menaxhimin specifik të planit të rritjes”, përgjigjet zëvendësministri.
Po ashtu komisioni i ka dhënë dritën jeshile edhe Paketës së Maleve që synon shitjen e tokave shtetërore që kanë një posedues me tarifën simbolike 1 euro të tokave tokat shtetërore me qëllim zhvillimin e maleve për tu kthyer në pika turistike.
“Kush ngre duart për këtë projektligj ta mbyllë gojën për korrupsionin. Është nismë e kërkuar dhe korruptive”, tha Tabaku.
Nga kjo paketë planifikohet të jenë 500 përfitues, të cilët do të bëjnë biznes pa taksa për 10 vite.








