Wednesday, May 21, 2025
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Editor by Editor
March 10, 2025
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, me të cilin firmosi disa marrëveshje bashkëpunimi.

Mes marrëveshjeve të nënshkruara ishte edhe një letër angazhimi për projektin Albania Smart City, i cili parashikon instalimin e një rrjeti të avancuar kamerash dhe radarësh në qytetet kryesore të Shqipërisë me synimin e rritjes së sigurisë publike.

Marrëveshja u firmos mes ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Sulltan Al Jaber, kryetar i kompanisë “Presight AI Ltd” – një kompani të dhënash dhe Inteligjence Artificiale e regjistruar në Abu Dhabi.

Projekti “Smart City” është përfshirë në listën e projekteve me rëndësi kombëtare nga qeveria shqiptare dhe parashikohej të kushtonte 60 milionë dollarë amerikanë.

Por pas vizitës së presidentit të Emirateve të Bashkuara në Tiranë, kostot e projektit janë thuajse dyfishuar dhe pritet të mbulohen përmes një huaje me Fondin për Zhvillim të Abu Dhabit.

Detajet e marrëveshjes zbulohen përmes një projektligji të depozituar në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me vlerë 118.5 milionë dollarë, e cila do të shkojë për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

Qeveria nuk argumenton rritjen e kostos nga 60 milionë në 118.5 milionë dollarë në relacionin shpjegues, ndërsa thekson se e gjithë vlera do të përdoret për të financuar projektin që synon rritjen e nivelit të sigurisë publike.

Por sipas dokumentit, qeveria shqiptare pret të marrë mbrapsht instalimin e 2 239 kamerave ANPR (njohje automatike e targave) dhe 2 602 kamerave PTZ për monitorimin e trafikut si dhe  3 816 kamera trupi për policinë. Projekti përfshin gjithashtu instalimin e 100 radarëve inteligjentë dhe po kaq sensorëve për të monitoruar trafikun në rrugët e Shqipërisë.

Të pyetur për arsyet e dyfishimit të kostos, Kryeministria dhe Ministria e Brendshme nuk iu përgjigjën kërkesave për koment deri në publikimin e shkrimit.

Ndërsa sipas ekspertëve të ekonomisë, kjo lë hapësirë për dyshime mbi fryrjen artificiale të vlerës së kontratës.

“Kjo rritje prej gati 100% nuk ka një shpjegim të argumentuar publikisht. Nuk është paraqitur një analizë e detajuar e faktorëve që kanë ndikuar në këtë shtim të kostove, duke krijuar hapësira të mëdha për dyshime mbi fryrjen artificiale të vlerës së kontratës,” thotë Eduard Gjokutaj, themelues i organizatës së edukimit financiar, “Altax”.

Pa garë dhe transparencë 

Projekti “Smart City” u zyrtarizua për herë të parë gjatë një ceremonie zyrtare në Abu Dhabi në prill 2024, ku ministri i atëhershëm i Brendshëm, Taulant Balla nënshkroi një memorandum mirëkuptimi me kompaninë ‘Presight AI‘ – pjesë e grupit G42 me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Balla tha më vonë se projekti i kamerave inteligjente do të shtrihej në Tiranë dhe 19 qytete të tjera të vendit.

Projekti është pritur me shqetësime nga ekspertët e të drejtave digjitale, të cilët theksojnë se ai mbart rrisqe sa i përket ndërhyrjes së madhe në privatësinë e qytetarëve dhe sigurinë e të dhënave që do të mblidhen nga kamerat. Lidhjet kineze të kompanisë ‘Presight AI” kanë ngritur gjithashtu shqetësime në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Për opozitën në Shqipëri, projekti mbart edhe probleme të tjera.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e krahasoi marrëveshjen e projektit “Smart City” me praktikat e mëparshme të “ligjeve speciale” të qeverisë, që bien sipas saj në kundërshtim me praktikat e legjislacionit europian.

Tabaku theksoi gjithashtu se ka një errësirë informacioni për arsyet e marrjes së huave dhe për dyfishimin e vlerës së saj.

“Kjo marrëveshje është e paracaktuar dhe shkel me të dyja këmbët marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në,” tha Tabaku.  “Socialistët interesohen vetëm të integrojnë më shumë interesa të ngushta dhe shpesh okulte në xhepin e pakicës dhe kurriz të shumicës,” shtoi ajo, duke akuzuar mazhorancën në pushtet për zbatimin e një praktike të tillë të “ligjeve me porosi” në të paktën 20 raste.

Tabaku i druhet gjithashtu përdorimit të kësaj teknologjie nga mazhoranca për qëllime politike, në kushtet kur sipas saj Policia e Shtetit është në shërbim të Partisë në pushtet dhe kur rreziku i keqpërdorimit të kapaciteteve të Inteligjencës Artificiale është gjithnjë e më i madh.

“Pikëpyetjet qëndrojnë në lidhje me mënyrën se si operon qeveria shqiptare,” shtoi Tabaku, ndërsa kujtoi rastet kur Partia Socialiste i kishte përdorur të dhënat personale të qytetarëve për qëllimet e veta politike.

Edhe Gjokutaj thekson se anashkalimi i një procesi transparent prokurimi me projektin “Smart City” shkel marrëveshjen e Stabilizim- Asocimit me Bashkimin Europian.

“Në kushtet kur një projekt i tillë i jepet pa garë një kompanie të zgjedhur në mënyrë preferenciale, dhe mungesa e një tenderi të hapur rrit dyshimet për kapjen e kontratës nga interesa të lidhura me pushtetin,” tha Gjokutaj.

“Mungesa e garës automatikisht krijon rreziqe të larta për korrupsion dhe klientelizëm,”  shtoi ai.

Kushtet e kthimit të borxhit, sipas ekspertit, rrezikojnë gjithashtu t’a kthejnë atë në një barrë për buxhetin e shtetit në dy dekadat e ardhshme. Sipas Gjokutajt, marrëveshja e huasë me fondin e Abu Dabit ka dhe problematika të tjera, të tilla si norma e interesit, 4%, që sipas tij është e lartë për një hua zhvillimi, apo zgjedhja e valutës në dollarë, çka ekspozon rreziqe nga kursi i këmbimit.

“Zgjedhja e një burimi më të shtrenjtë financimi është e pashpjegueshme,” tha Gjokutaj, ndërsa renditi institucione të tjera financiare që ofrojnë hua me normë interesi më të ulët./ BIRN

Previous Post

Apeli i GJKKO-së rrëzon ankimimin e nënës së Ajola Xoxës

Next Post

Shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn, arsyeja

Next Post
Shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn, arsyeja

Shtyhet seanca paraprake për Arben Ahmetajn, arsyeja

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie
Kendi i Avokatit

E bujshme/ Nuk doli dot deputet, vjen dorëheqja e parë në Shqipëri: Nga sot nuk jam më kryetar partie

by Editor
May 16, 2025
0

E fundit nga Avokati Altin Goxhaj: "JAP DORËHEQJE NGA KRYETAR I ALEANCA KONSERVATORE PËR SHQIPËRINË PËR SHKAK TË REZULTATIT ELEKTORAL...

Read moreDetails
Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

Ekskluzive/ Momenti i vrasjes së 29-vjeçarit Ermir Dedja (VIDEO)

May 20, 2025
Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

Skandali/ Si mashtroi FSHF me dënimin e FIFA-s për të eliminuar TKZ-në, dalin në shitje të gjitha biletat për ndeshjen me Serbinë

May 16, 2025
Rama batuta me gazetarët britanikë: Shijojeni motin shqiptar! Nëse bie shi, e keni fajin ju

Zgjedhjet/ Shpresojnë demokratët, dridhet Rama nga Amerika, ja çfarë ka ndodhur

May 16, 2025

Të shtëna me armë në Tiranë/ Plagoset një person tek Komuna e Parisit

May 18, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, disa zyrtarë në hetim

SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, disa zyrtarë në hetim

May 20, 2025
Emrat/ Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend?

Emrat/ Kush janë 140 deputetët që do të ulen në Kuvend?

May 20, 2025

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al