SPAK është shprehur para disa kohësh se në lidhje me nisjen e hetimeve për shumë shkelje që bëhen duke përfshirë edhe tenderat mund të merrte indicje edhe nga mediat.
Më herët ne kemi shkruar për kompaninë “Braka Contruction” e cila sorollaste një klienten e saj për një banesë të porositur në Durrës në vitin 2018.
Pallati në sekuestro, klientët e “Braka Construction” sorollaten
Maska.al ka zbuluar edhe disa tendera të tjerë që kjo kompani me pronar Amarildo Brakën ka marrë dhe janë ilësuar tendera me flasmur të kuq pasi janë marrë pa garë.
Sipas dokumenteve që mund të aksesohen lehtësisht nga çdo person, por duket se prokuroria ka mbyllur sytë, Braka Construcion ka marrë plot 140 miljo lek tendera me flamur të kuq.
Ajo që vlen të theksohet gjithashtu sa u përket këtyre tenderave është oferta me fondin limit që kap shifrën e 98%, diçka absurde sa u përket tenderave.
Tenderat janë dhënë nga Bashkia Kukës, në kohën kur kryetar ishte Safet Gjici.
Qeverisja Vendore Kukës | Ndertim i bazamentit te fushes stervitore | 5,459,483 | Lidhur Kontrata | “Braka Contruction shpk & Denolt shpk” | 5,359,483.00 |
Qeverisja Vendore Kukës | Ndertimi i murit rrethues te fushes stervitore “Ilirjan Thaci” | 9,132,800 | Lidhur Kontrata | “Braka Contruction shpk & Denolt shpk” | 9,032,500.00 |