Monday, September 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Efektiviteti i Listës së Hapur/ Seanca e shqyrtimit të ankesës në KAS, Goxhaj thirrje partive për pjesëmarrje

Editor by Editor
in AKTUALITET, Kendi i Avokatit, KRYESORE
0
Efektiviteti i Listës së Hapur/ Seanca e shqyrtimit të ankesës në KAS, Goxhaj thirrje partive për pjesëmarrje
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) do të zhvillojë të mërkurën, në orën 11:00, një seancë për shqyrtimin e ankesës së dorëzuar më 3 mars nga Altin Goxhaj, përfaqësues i partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë.

Deri në marrjen e formës së prerë të vendimit gjyqësor të datës 21 shkurt 2025, kjo parti vijon të jetë e regjistruar me emrin e mëparshëm, Aleanca Europiane Ekologjike.

Përfaqësues ligjor në këtë çështje është avokati Redon Meksi.

Ankesa ka në fokus vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili më 28 shkurt vendosi që emrat e kandidatëve në listat e hapura të mos shoqërohen me një numër identifikues.

Ky vendim është kundërshtuar nga Aleanca Konservatore për Shqipërinë, me argumentin se pengon votuesit të gjejnë kandidatët e preferuar në fletën e votimit dhe kufizon aftësinë e kandidatëve për të promovuar numrin e tyre në fushatë.

Sipas ankimuesve, renditja e emrave me gërma të vogla sipas rendit alfabetik të mbiemrit krijon vështirësi për votuesit, duke cenuar thelbin e listës së hapur.

Nesër pritet që KAS të shqyrtojë këtë çështje, e cila mund të ketë ndikim të madh në mënyrën se si do të funksionojnë listat e hapura në zgjedhjet e ardhshme.

Postimi i plote

THIRRJE PËR PJESMARRJE TË PËRFAQËSUESVE TË TË GJITHË PARTIVE TË MËRKURËN NË 11:00 NË KQZ sepse zhvillohet seanca e KAS për shqyrtimin e ankesës së dorëzuar në 3 Mars nga @Altin Goxhaj si përfaqësues i partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë (e cila deri në dt Mars për shkak të kohës për të marrë formë të prerë vendimi i Gjykatës i dt 21 Shkurt 2025 mbetet ende e regjistruar me emrin e vjetër Aleanca Europiane Ekologjike) me përfaqësues ligjor si avokat @Redon Meksi, për heqjen e numrit identifikues nga emri i kandidatëve të Listave të Hapura që as zgjedhësit të mos gjejnë të preferuarin dhe as kandidatët të mos kenë mundësi të promovojnë numrin e tyre në Fletën e Votimit.

Komisioneri Shtetëror, Ilirjan Celibashi vendosi në 28 Shkurt që emrat e kandidatëve të LISTËS SË HAPUR të çdo partie apo koalicioni të mos shoqërohen me një numër identifikues me qëllim që të pengohen votuesit të gjejnë mes dhjetra emrash të preferuari e tyre në Fletën e Votimit ashtu edhe kandidatët të bëjnë fushatë duke promovuar numrin e tyre. Altin Goxhaj e kundërshtoi (siç duket edhe në video) por Celibashi kishte marrë urdhër të pengojë zgjedhësit të votojnë për të preferuarit duke e zhbërë krejt Listën e Hapur. Emrat me gërma të vogla do renditen sipas rendit alfabetik të mbiemrit që votuesit të pengohen të gjejnë menjëherë të preferuarit e tyre. Nesër, pas ankesës së dorëzuar të Hënën nga Altin Goxhaj dhe Redon Meksi, zhvillohet seanca e shqyrtimit të ankesës.

P.s. Kjo është një çështje madhore sepse mund të rrëzohet gjithë efektiviteti i Listës së Hapur.

Link: Facebook Video

 

 

Previous Post

Arben Muçobega i 07-tës përlan gjirin e Llamanit me Mirela Kumbaron, do pastrojë paratë e pista me një resort, lidhja korruptive me Gentian Stratobërdhan

Next Post

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Next Post
Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

Aksidenti fatal në Vorë, humb jetën gazetari 26-vjeçar

September 2, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Insistimi tek krimi, arsyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet

Insistimi tek krimi, arsyeja përse kryeminstri Rama duhet të dorëhiqet

September 7, 2026
27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it

27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it

September 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al