Saturday, September 5, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Oltion Çaçi qeras me 150 MLN lekë nipin e Sadri Abazit, kishte ofertën më të shtrenjtë

Editor by Editor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Oltion Çaçi qeras me 150 MLN lekë nipin e Sadri Abazit, kishte ofertën më të shtrenjtë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Hapuni se erdhi nipi Sadri Abazit! Kryetari i Bashkisë Sarandë. Oltion Çaçi, nëse i shkon nipi i politikanit të PS-së, menjëherë ia jep tenderat pa diskutuar nëse ka konkurrentë të tjerë. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerën më të ulët”, kështu i përshkruan Open Data Albania shkeljet e tenderit të fundit të Bashkisë Sarandë.

Ky lloj tenderi është si fast food për Arbër Abazin, asfaltim i ca rrugicave para zgjedhjeve, dy muaj punë

Objekti i tenderit është “Rikualifikim rrugë të brendshme dhe sheshe ( Metoq, Berdenesh, Manastir dhe Gjashtë ). Bashkia ka ndarë nga buxheti i saj 14 927 960,00 lekë pa llogaritur TVSH.

Tenderi u njoftua në Agjencinë e Prokurimit Publik një ditë para Krishtlindjeve 2024, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 10 janar 2025.

Dhe siç e përmendëm më sipër, procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Kontrata i jepet kompanisë me ofertën më të shtrenjtë

Në këtë prokurim morën pjesë dy operatorë ekonomik: ALKO IMPEX CONSTRUCTION” SHPK që është në pronësinë e Arbër Abazit, nipit të ish-deputetit të PS-së, Sadri Abazi. Firma tjetër është “FLED” shpk.

Kompania e Arbër Abazit kishte ofertën më të lartë 13 868 630,00 lekë pa TVSH, megjithatë u shpall fituese më 19 shkurt 2025.

Komisioni i tenderit për shmangur konkurrentin ka aplikuar një kriter diskriminues që ngushton pjesëmarrjen dhe konkurrencën. Konkretisht, oferta e paraqitur nga “FLED” SHPK, me vlerë 12 698 612,50 lekë pa TVSH, sipas komisionit të vlerësimit, nuk është në përputhje kërkesën mbi kapacitetin teknik.

Pasi shqyrtuam dokumentet shohim se kriteri i vendosur është që operatori duhet të ketë në pronësi ose me qira fabrikë për prodhim asfalti jo më larg se 50 km nga objekti.

Vendosja e kriterit që distanca e fabrikës së asfalto-betonit të jetë jo më larg se 50 km, është e paargumentuar dhe e pambështetur ligjërisht. Vendosja e një kriteri të tillë ngushton ndjeshëm konkurrencën pasi mund të ketë subjekte të cilat mund të disponojnë kontratë furnizimi me një fabrikë asfalto – betoni më larg në distancë se ajo e përcaktuar dhe nuk mund të marrin pjesë në garë. Po ashtu, kompanitë mund të disponojnë mjete që e ruajnë asfaltobetonin në gjendjen e kërkuar fizike edhe në distanca të gjata.

Pra, siç duket edhe nga ofertat, bashkia do të kursente të paktën 13 milionë lekë pa TVSH, nëse do të vlerësonte ofertën më të ulët, por duhej kryer porosia për nipin e Sadri Abazit.

Ky është një projekt për të joshur banorët para zgjedhjeve elektorale. Bëhet fjalë për të hedhur asfalt në rrugica të ngushta ku nuk parashikohet as kanalizim, as ndriçim, as trotuar dhe as pemë anës rrugës. Madje dy prej rrugicave janë brenda në Sarandë.

Në këtë projekt janë parashikuar tre rruge të cilat kanë një shtrirje në total prej 1,3 km dhe gjerësi 3-5 m sipas terrenit ekzistues. Rrugët ndodhen në një zone urbane, në të dy anët kufizohen me mure rrethues të avllive. Këto segmente ndodhen në zonën e quajtur Metoq, Berdenesh, Manastir, Gjashtë, Sarandë.

Oltion Çaçi e ka të hershëm bashkëpunimin me Arbër Abazin. Jo më larg, por në shtator 2024 i dha pa garë kompanisë së tij 700 milionë lekë për fasadën e një shkolle në Ksamil./GIJOTINA

Tags: 150 MLN lekënipin e Sadri AbazitOltion Çaçi
Previous Post

Muaji i shenjtë i Ramazanit, dobitë psikologjike të agjërimit

Next Post

Vrasja e palestinezes në Tiranë, autor i krimit dyshohet se është babai i 24-vjeçares

Next Post
Vrasja e palestinezes në Tiranë, autor i krimit dyshohet se është babai i 24-vjeçares

Vrasja e palestinezes në Tiranë, autor i krimit dyshohet se është babai i 24-vjeçares

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

Vëllezërit Habilaj që rrahën kamarierin 18-vjeçar se i kërkoi rrogën

August 30, 2026
Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

Detaje të reja nga vdekja e 37-vjeçares shtatzënë nga Pogradeci

September 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al